111 vjet më parë  u botua për herë të parë gazeta “Bashkim’ i Kombit”, e cila u themelua ne Manastir dhe ishte  gazeta e parë në gjuhën shqipe me shkronja latine. Në foto shihet Lazer Gurakuqi, korrespondenti i Shkodrës së kësaj gazete.
Gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, ekonomike në gjuhën shqipe dhe turke. Numri i parë i saj doli më 10.9.1909 në Manastir, vijoi 42 numra deri më 1910. E drejtoi Fehim Zavalani, përveç dy numrave të fundit që i drejtoi Salih Gjuka. Ishte një nga organet më të rëndësishme të shtypit shqiptar brenda kufijve të Perandorisë Osmane. Trajtoi çështjet politike, ekonomike, kulturore etj. në mbrojtje të interesave të popullit shqiptar.