139 vjet më parë u nda nga jeta Hoxhë Hasan Tahsini

139 vjet më parë u nda nga jeta Hoxhë Hasan Tahsini

139 vjet më parë u nda nga jeta astronomi, matematikani e filozofi shqiptar Hoxhë Hasan Tahsini (1878-1939). I njohur edhe si Hasan Tahsin Uzer, ai ishte një politikan me origjinë shqiptare. U lind në fshatin e Ninatit, pranë Konispolit. Studimet e para i ndoqi në Stamboll. Përveç gjuhës amtare, ai zotëronte edhe disa gjuhë të huaja, si: turqisht, arabisht, persisht dhe frëngjisht dhe ishte njohës i thellë dhe shtjellues i shkencave të natyrës dhe i atyre shoqërore. Kur ishte ende i ri u caktua si mësues pranë shkollës osmane në Paris, ku gjatë kësaj kohe ndoqi edhe studimet për matematikë dhe shkenca natyrore pranë Universitetit të Parisit. Me dërgimin e tij në Paris, Hasan Tahsini u hap një faqe të re në jetën e tij, duke qenë se ishte brumosur me dijet fetare dhe filozofike dhe tani përjetonte emocionin e kalimit në shkencat moderne. Krahas matematikës, ai mësoi edhe degët e tjera si fizikën, kiminë, mekanikën, gjeologjinë. Sidomos astronomia dhe kozmografia ishin fushat e tij të preferuara.

Përveç themelimit dhe emërimit në krye të Universitetit të Stambollit, themeloi edhe “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar). Së bashku me Sami Frashërin, ai hartoi edhe një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe. Tahsini punoi për alfabetin shqip duke shpikur edhe një alfabet të vetin, si dhe punoi në Komitetin qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare.

Ai ishte një nga gazetarët e parë që foli hapur për të drejtat e grave.

Hasan Tahsini ka shkruar një numër veprash, kryesisht në gjuhën turke, në prozë dhe në poezi.