Më 16 qershor 1832 në Shkodër lindi Kushe Mica, themeluesja e shkollës së parë për gratë dhe vajzat shqiptare. Familja e saj, për arsye konflikti gjakmarrjeje, u zhvendosën në Shkodër nga Dukagjini. Filloi të jepte mësim në moshën 27-vjeçar. Një grua e vetëmësuar, për dhjetë vjet studioi me farmacistin venecian Shjor Marko Rebeskin dhe u thellua në gjuhët frënge dhe italiane. Në vitin 1859, hapi shkollën e parë për gra në Shkodër, të quajtur Shkolla e Kushe Micës, ku jepej shkrim, lexim, numra (aritmetike), vizatim, këngë (muzikë) dhe punëdore. Shkolla u mbyll në vitin 1904, 45 vite pas themelimit të saj. Nuk arriti të bëhej e njohur si shkolla e parë shqipe për arsyen se programi arsimor nuk ishte i dokumentuar dhe Kushe Mica nuk ishte në nivelin e duhur arsimor. Në foto shkolla e vajzave në Shkodër nga viti 1914.