2 vjet Qendra e Botimeve për Diasporën

2 vjet Qendra e Botimeve për Diasporën

Sot, bëhen 2 vjet që nga krijimi i Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Qendra e Botimeve për Diasporën në 2 vjet ka realizuar:

➢ Qendra e Botimeve për Diasporën është institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Diasporën.

➢ Misioni i saj është mbështetja e mësimit të gjuhës shqipe, njohja dhe përhapja e kulturës kombëtare përmes botimit të teksteve shkollore, librave me përmbajtje letrare, historike, sociale etj., si dhe organizimi e mbështetja e veprimtarive edukative për shqiptarët në Diasporë.

➢ Baza ligjore e plotësuar në dy vjet:

Vendime të Këshillit të Ministrave:

  1. VKM-ja nr. 469, datë 26.07.2018, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”.
  2. VKM-ja nr. 443, datë 26.06.2019, “Për organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në Diasporë”.
  3. VKM-ja nr. 492, datë 10.7.2019, “Për miratimin e çmimeve dhe kategorive që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën për vitin shkollor 2019–2020”.
  4. VKM-ja nr. 104, datë 28.02.2019, “Për përcaktimin e kritereve për krijimin e regjistrit shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare dhe dhënien e certifikatës për nxënësit në Diasporë”.
  5. VKM-ja nr. 723, datë 11.11.2019, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 492, datë 10.07.2019 të Këshillit të Ministrave ‘Për miratimin e çmimeve dhe kategorive që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën për vitin shkollor 2019–2020’”.
  6. VKM-ja nr. 408, datë 20.5.2020, “Për miratimin e çmimeve të shitjes së teksteve të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, “Klasikët dygjuhësh” dhe “Fjalor dygjuhësh

për fëmijë” dhe të kategorive që përfitojnë falas kopje të teksteve”.

  1. VKM-ja nr. 523, datë 1.7.2020, “Për miratimin e çmimeve dhe të kategorive që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, për vitin shkollor 2020-2021”.
  2. VKM-ja nr. 765, datë 23.9.2020 “Për funksionimin e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën”.
  3. VKM-ja nr. 1033, datë 16.12.2020 “Për disa shtesa në Vendimin nr.469, datë 26.7.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për Krijimin, Organizimin dhe Funksionimin E Qendrës Së Botimeve Për Diasporën”.

Vendime ndërshtetërore:

Urdhër i përbashkët i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën të Republikës së Shqipërisë për Miratimi e Paketës së Dokumenteve mi procedurat e zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për diasporën, kriteret për recensuesit e teksteve mësimore për diasporën dhe shpalljen e konkursit për tekstet mësimore të diasporës. (Nr. 762/1 Prot., datë 9.02.2021.)

Marrëveshje

  1. Marrëveshje bashkëpunimi e Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, nr. 269 Prot., datë 01.10.2020.
  2. Marrëveshje bashkëpunimi e Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, nr. 307/2 Prot., datë 17.11.2020.
  3. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrit të Shtetit për Diasporën, dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (ONM) “Për konsultim në çështjet me interes të përbashkët”

➢ Ngritja dhe funksionimi i Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën. Ky Komision, i koordinuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ka në përbërje të tij përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, si dhe nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Gjatë vitit 2020-2021 ka hartuar dhe miratuar:

  1. Standardet e teksteve mësimore të përbashkëta për diasporën;
  2. Paketa e dokumenteve mbi procedurat e zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për diasporën;
  3. Kriteret për recensuesit e teksteve mësimore për diasporën

➢ Projektet e botimeve në 2 vjet:

  • Hartimi dhe publikimi online i Katalogut të Botimeve për Diasporën me rreth 50 tituj;
  • Botimi i “Fjalor dygjuhësh për fëmijë”: botimi dhe aksesi falas online i fjalorëve në shqip-anglisht, shqip-italisht, shqip-greqisht, shqip-ukrainisht, shqip-frëngjisht, shqip-gjermanisht, shqip-kroatisht, shqip-spanjisht, shqip-turqisht;
  • Botimi i serisë “Klasikët dygjuhësorë”: botimi dhe aksesi falas online i 7 vëllimeve në gjuhët: shqip-anglisht, shqip-italisht dhe shqip-greqisht, përkatësisht: “Hirushja – Pinoku”, “Pitër Pani – Bukuroshja e fjetur”, “Rosaku i shëmtuar – Kësulëkuqja”, “E bukura dhe Bisha – Ujku dhe 7 kecat”, “Sirena e vogël – Udhëtimet e Guliverit”, “Libri i xhunglës – 3 derrkucët”, “Ushtari prej plumbi – Borëbardha”
  • Botimi dygjuhësh i dhjetë tregimeve të përzgjedhura “Tregime të moçme shqiptare”: përfunduar botimi në gjuhët: shqip-anglisht, shqip-italisht, shqip-greqisht, shqip-gjermanisht dhe shqip-frëngjisht.
  • Botimi i përmirësuar i tri vëllimeve “Të mësojmë gjuhën amtare” (1, 2, 3) miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
  • Botimi i revistës “Letra nga Diaspora” shqip-anglisht. Përfunduar botimi i numrit të parë; në proces numri i dytë.
  • Hartimi i 8 teksteve si materiale përmbajtjesore për Platformën digjitale “Mëso shqip”.

➢ Platforma digjitale në dy vjet:

  • Tekste e-book falas të mundësuara nga QBD-ja në dobi të mësimdhënies.
  • Tekste e-book falas të mundësuara për QBD-në në kuadër të bashkëpunimit me BKSH-në.
  • Harta e digjitalizuar e shkollave shqipe në Diasporë. Është hartuar baza e të dhënave me 450 mësues, 270 shkolla dhe rreth 11 mijë nxënës të gjuhës shqipe në Diasporë.
  • Krijimi i platformës online dhe aplikacioni në mobile për mësimin e gjuhës shqipe. (Projekt në proces.)

➢ Projekte kryesore në dy vjet:

  • Shpallja e Thirrjes për aplikim për tekstin mësimor për mësimin plotësues në diasporë dhe mërgatë, Niveli I, më 24.02.2021.
  • Sigurimi dhe shpërndarja e teksteve shkollore për vitin shkollor 2019–2020 (janë shpërndarë gjithsej 10 993 tekste në 12 shtete).
  • Sigurimi dhe shpërndarja e teksteve shkollore për vitin shkollor 2020–2021 (janë shpërndarë gjithsej 17 079 tekste në 22 shtete).
  • Sigurimi dhe shpërndarja e literaturës plotësuese në Itali (janë shpërndarë 1100 tekste).

➢ Aktivitete kryesore në dy vjet:

  • Pjesëmarrje në Seminarin XV Mbarëkombëtar të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë (Prizren, 31 korrik – 3 gusht 2019).
  • Pjesëmarrje në Panairin e parë të librit në Diasporë “Diaspora 2019” (Uster, Zvicër, 15 shtator 2019).
  • Organizim i Takimit me mësues shqiptarë në Itali për prezantimin e literaturës plotësuese (Reggio Emilia, 7 dhe 8 shkurt 2020).
  • Organizim i Takimit të Shkrimtarëve të Diasporës “Letra nga Diaspora” (Tiranë, 22 shkurt 2020).
  • Takime online (9 gjithsej) me përfaqësues të shkollave shqipe në diasporë nga 11 shtete, si: Italia, Greqia, Gjermania, Zvicra, Anglia, SHBA-ja, Kanadaja, Finlanda, Turqia, Spanja, Suedia (maj-qershor 2020).

Mëso më shumë. https://diasporashqiptare.al/2021/05/17/2-vjet-qendra-e-botimeve-per-diasporen/