Monthly Archives: June 2020

Ardian Ndreca dhe Ardian Vehbiu, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

By |June 30th, 2020|

Ndër 12 anëtarët e rinj të pranuar rishtas në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë janë edhe dy emra mjaft të njohur të letrave shqipe, Ardian Ndreca dhe Ardian Vehbiu, të cilët jetojnë përkatësisht në Itali dhe SHBA.

Ardian Ndreca lindi në Shkodër dhe mbaroi studimet e larta për filozofi në Romë ku jeton që prej vitit 1990. Mban katedrën e […]

Elvis Malaj, në shqip me “Nga veranda jote duket shtëpia ime”

By |June 30th, 2020|

Elvis Malaj, autori shqiptar në garë për çmimin “Strega” në Itali, i cili shkruan në italisht, vjen te lexuesi shqiptar me vëllimin e tij të parë me tregime botuar së pari në Itali, “Nga veranda jote duket shtëpia ime”. Përmbledhja sjell tregime që e mbajnë atë të lidhur me identitetin e tij, me origjinën shqiptare […]

70 vjet më parë lindi albanologu i mirënjohur Robert Elsie

By |June 30th, 2020|

Më 29 qershor lindi në Vankuvër të Kanadasë albanologu, shkrimtari dhe përkthyesi i njohur gjerman Robert Elsie.
Elsie ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike në Kanada, ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe gjuhësisë më 1972. Shkoi në Evropë me një bursë studimesh, ku vazhdoi studimet e larta në Berlin, Paris, Dublin dhe Bon, ku mbrojti doktoraturën […]

Foto dite/ Vjenë 1920, studentët shqiptarë nderojnë Aleksandër Moisiun

By |June 29th, 2020|

Foto dite: Austri, më 29 qershor 1920. Studentët shqiptarë në Vjenë, me kursimet e tyre, shtruan një darkë për nder të artistit të madh shqiptar Aleksander Moisiu (ulur, i katërti nga djathtas). Ai u përshëndet nga Fuad Asllani, kryetari i shoqërisë studentore “Shqipëria”, Nush Bushati, kryeredaktori i revistës “Djalëria” dhe Jani Basho, veteran i lëvizjes […]

Pashko Vasa

By |June 29th, 2020|

Atdhetari, poeti e rilindësi Pashko Vasa lindi në Shkodër, më 17 shtator të vitit 1825.
Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike nga 1842 gjer më 1847. Fliste disa gjuhë të huaja: anglisht, italisht, frëngjisht, turqisht, greqisht e serbisht. Më 1847 vajti në Itali, ku mori pjesë radhët e forcave kryengritëse italiane. […]

128 vjet më parë u nda nga jeta Pashko Vasa

By |June 29th, 2020|

Më 29 qershor të vitit 1892 u nda nga jeta në Bejrut, atdhetari, poeti e rilindësi Pashko Vasa. Lindi në Shkodër, më 17 shtator të vitit 1825.
Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike nga 1842 gjer më 1847. Fliste disa gjuhë të huaja: anglisht, italisht, frëngjisht, turqisht, greqisht e serbisht. Më […]

82 vjet më parë lindi gjuhëtari i mirënjohur Emil Lafe

By |June 29th, 2020|

82 vjet më parë lindi gjuhëtari i mirënjohur Emil Lafe. Ai është bashkautor në disa vepra themelore për gjuhën shqipe, si “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Gramatika e gjuhës shqipe, vëll. I Morfologjia” (1976, 1995, 2002), “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe (1980), “Fjalor i emrave gjeografikë të Republikës së […]

Angli/ Një projekt të ri mësimdhënieje nga mësuesja shqiptare

By |June 29th, 2020|

Mësuesja Anila Kadija e Shkollës Shqipe në Londër të Anglisë “Ardhmëria” vjen me një projekt të ri interesant “Old Fashioned, Young Life project’”, prezantuar nga NRSCE.
Projekti i hartuar për fëmijë 6-10 vjeç, synon të sjellë një mënyrë të re konceptimi në mësimdhënien online.
Një aktivitet argëtues, artistik që frymëzon fëmijët të njihen me piktorë të famshëm […]

Foto dite/ Fan Noli e Anton Athanasi

By |June 29th, 2020|

Boston 1953: Fan Noli, një ndër personalitetet më të shquara të letrave, kulturës dhe historisë shqiptare, bashkë me mikun i tij Anton Athanasi, një prej figurave shqiptare më të njohura në Amerikë që dha kontribut të çmuar në çështjen shqiptare, duke mbështetur shoqërinë “Vatra”.

103 vjet më parë lindi Idriz Ajeti (1917-2019)

By |June 29th, 2020|

Më 26 qershor të vitit 1917 lindi Idriz Ajeti, albanolog i njohur, ligjërues, studiues, erudit dhe kontribues i jashtëzakonshëm në fushën e albanologjisë.
I lindur në Tupallë të Jabllanicës së Epërme, shkollën fillore e kreu në Banjë të Sijarinës, kurse të mesmen në Shkup, më 1938. Po atë vit u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të […]