Më 11 korrik të vitit 1811 ka lindur albanologu më i njohur i kohës, diplomati austriak, Georg Von Jahhanes Hahn. Ishte konsull i Austrisë në Janinë. Është i njohur për veprën e tij në disa vëllime “Studime shqiptare”, pastaj veprat studimore “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit”, “Udhëtim prej Beogradit në Selanik etj. Hahni la pas vetes teza të fuqishme mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe në Evropë dhe deri te albanologët e sotëm. Ai ishte albanologu i parë, i cili kishte vërejtur dhe kishte konfirmuar shkencërisht se motivet shqiptare në këngë, etnologji, kulturë, art, leksik ishin më të vjetra se të të gjithë popujve të Ballkanit.