Më 12 korrik të vitit 1952 vdiq, Hafiz Ibrahim Dalliu, atdhetar, arsimtar, intelektual dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Lindi në Tiranë në vitin 1878. Studimet e larta i mbaroi në Turqi. Mori pjesë në përpjekjen e hapjes të shkollave shqipe në Tiranë më 1902. Në vitin 1908 së bashku me patriotë të tjerë themeloi në Tiranë klubin patriotik “Bashkimi”, si mjet për të realizuar dhe mbrojtur të drejtat kombëtare. Ky klub luajti një rol shumë të rëndësishëm në përhapjen dhe fuqizimin e lëvizjes patriotike për pavarësi kombëtare dhe në luftën për përhapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe. Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit, në vitin 1909 kur u hap Normalja e Elbasanit, ishte ndër të parët mësimdhënës. Ndihmoi në hapjen e shkollës së parë për vajzat shqiptare në vitin 1906. Pushteti turk i kohës e ndoqi dhe e burgosi për aktivitetin e tij atdhetar. U lirua me ndërhyrjen e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Turqisë. Në vitin 1924 mor pjesë në Revolucionin e Qershorit së bashku me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin e të tjerë. U dënua nga regjimi i Zogut si kundërshtar politik. Pas lufte u bë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë për aftësitë dhe kontributin e tij në fushën e letërsisë, por nuk vazhdoi gjatë. U dënua nga regjimi urg, ku dhe vdiq më 1952.
Ka shkruar veprat: “Partiotizma në Tiranë”, “Kreshniku i Atdheut”, “Avni Rrustemi”, “Dokrrat e hinit” dhe ka përkthyer edhe pjesë të Kuranit në gjuhën shqipe. Ka lënë 15 vepra të botuara dhe në dorëshkrim.