Zyra e Komunikimit pranë Universitetit të Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar ku punon akademiku britaniko-shqiptar Gëzim Alpion njofton se më 31 korrik do të botohet libri i tij më i ri “Mother Teresa: The Saint and Her Nation”(‘Nënë Tereza: Shënjtorja dhe Kombi i Saj’). Ai ndalet në prejardhjen e saj familjare, mjedisin etnik, kulturor dhe shpirtëror, arritjet e saj si individ dhe misionar publik. Ky është studimi i parë që e kundron Nënë Terezën në kontekstin e traditës së saj etno-shpirtërore, dhe vokacionin dhe misionin e saj si reflektime të historisë së trazuar të kombit shqiptar në dy mijëvjeçarët e fundit.

Mëso më shumë