Angli/ Shpërndahen tekstet e dërguara falas nga QBD-ja

Angli/ Shpërndahen tekstet e dërguara falas nga QBD-ja

910 tekste shkollore dhe të mësimit plotësues janë dërguar falas për mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Angli të Britanisë së Madhe.
Mësuesit e shkollës “Ardhmëria”, të ftuar nga ambasadori shqiptar në Londër z. Qirjako Qirko, u paraqitën në ambasadë për t’u pajisur me të gjitha materialet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Në ceremoninë e marrjes së materialeve ishin të pranishëm një pjesë e stafit mësimdhënës të shoqatës “Ardhmëria”, ndër ta znj. Anila Kadija dhe drejtori i saj zoti Lutfi Vata, të cilët falënderuan Qendrën e Botimeve për Diasporën për angazhimin fisnik dhe ofrimin e librave falas.