Anisa Markarian

Anisa Markarian

Anisa Markarian lindi në Tiranë ku mbaroi studimet e larta në mjekësi. Aktore shumë e njohur për publikun shqiptar dhe skenariste e talentuar, ka interpretuar në disa filma dhe ka fituar çmime kombëtare si aktore. Ka botuar poezi e prozë, si: “Sënduku i kujtimeve”, “15 ditë prilli” etj., dhe është përfshirë në disa antologji letrare. Jeton dhe punon në Francë që prej vitit 1991.