Pas firmosjes së urdhrit të përbashkët për miratimin e paketës së dokumenteve  mbi procedurat e zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për Diasporën, kritereve për recensuesit e teksteve mësimore për Diasporën dhe shpalljen e konkursit për tekste mësimore për Diasporën mes ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Kosovës z. Ramë Likaj, ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj.Evis Kushi dhe ministrit të Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko, Qendra e Botimeve për Diasporën dhe dy ministritë përgjegjëse për arsimin, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, publikojnë  thirrjen për aplikim në konkursin për tekstin mësimor për mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë, me titullin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” niveli I.

Ftohen të aplikojnë, shtëpitë botuese, që përmbushin kushtet dhe kriteret e përcaktuara në paketën e dokumenteve mbi procedurat e zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për Diasporën, miratuar në shkurt 2021 nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Kosovës, si dhe Ministri i Shtetit për Diasporën i Republikës së Shqipërisë.

Për shkarkimin e materialeve të nevojshme për aplikim dhe për hartimin e teksteve mësimore, klikoni këtu: