Arben Dedja

Arben Dedja

Arben Dedja (15 janar 1964, Tiranë) është poet, përkthyes, shkrimtar, kërkues shkencor, pedagog dhe jeton në Itali.

Ka një veprimtari të pasur letrare dhe është vlerësuar nga kritika shqiptare dhe ajo italiane.
U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës më 1988 dhe u specializua si Kirurg i Përgjithshëm më 1994. Më 1999 fitoi një bursë studimi në Universitetin e Padovës dhe që atëherë është marrë vazhdimisht me kërkime shkencore në departamente dhe institute të ndryshme të këtij universiteti. Në vitin 2012 mbrojti pranë Departamentit të Pediatrisë së Universitetit të Padovës doktoraturën me një tezë eksperimentale në neonatologji: “Administration of L-citrulline in an animal model of perinatal lung damage”.

Aktualisht është kërkues shkencor i Departamentit të Shkencave Kardiake, Torakale dhe Vaskolare të Universitetit të Padovës.

Poezi:

“Shqiptime të rralluara” (Pika pa Sipërfaqe”, Tiranë, 2018)
“The vanishing twin” (“Besa Editrice”, Nardò, 2015)
“La manutenzione delle maschere” (“Kolibris Edizioni”, Bolonjë, 2010)
“I thopërkuom” (“Korbi, Tiranë, 2003)
“Shpella e trishtimeve të tua” (“Naim Frashëri”, Tiranë, 1994)

Prozë:

“Kulla e mishit” (“Pika pa Sipërfaqe”, Tiranë, 2016)
“Histori (e)skatologjike” (“Pika pa Sipërfaqe”, Tiranë, 2014)
“Amputazioni prolungate” (“Besa Editrice, Nardò, 2014
“Amputime të zgjatura”, 23 jotregime (përkthyer në italisht nga autori), (“Ombra GVG”, Tiranë, 2011)

Përkthime:

“Me këto lulëkuqe e flutura”, Attilio Bertolucci (“Aleph”, Tiranë, 2017)
“Oda alabastri”, Emily Dickinson, (“Pika pa Sipërfaqe”, Tiranë, 2017)
“Këngët e Pafajësisë dhe të Përvojës”, William Blake (“Botimet Jozef”, Tiranë, 2013)
“Lady Lazarus”, Sylvia Plath (“Aleph”, Tiranë, 2012)
“Poezia”, Guido Cavalcanti, (“Ombra GVG”, Tiranë, 2007)
“Harbimi”, Miroslav Holub (“Afërdita”, Tiranë, 2000

“Ç’mendim ka Minotauri për Poezinë”, Miroslav Holub, (bashkë me Edion Petritin), (“Aleph”, Tiranë, 2012)
“30 poezi”, Umberto Saba (“MÇM Çabej”, Tiranë, 1997)

Çmime dhe nderime:

“Autori i Vitit, 2014”, Shoqata e Botuesve Shqiptarë

“Premio Internazionale di Poesia e Traduzione, 2004”, Fondazione Carisap – Ascoli Piceno