Ardian Kyçyku (pseudonimi letrar: Ardian-Christian Kyçyku / Ardian-Christian Kuciuk) lindi në Pogradec më 23 gusht 1969 dhe prej shumë vitesh jeton në Rumani.
Studimet e larta i kreu në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin e Histori-Filologjisë, dega gjuhë-letërsi.
Doktor i shkencave filologjike dhe doktorant në teologji në Universitetin e Bukureshtit.
Anëtar i Bashkimit të Shkrimtarëve të Rumanisë, i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, i “Central European Academy of Science and Art”, i Akademisë Evropiane të Arteve (AEA), President Ekzekutiv i “European Academy of Performing Arts”.
Profesor universiteti, Rektor i Universitetit Rumun të Shkencave dhe Arteve “Gheorghe Cristea” të Bukureshtit; bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i revistës evropiane “Haemus” që botohet në Bukuresht qysh në vitin 1998.
Kryeredaktor i revistave universitare “ComuniQue” dhe “9 Maj – Dita e Evropës”.
Krijime dhe libra të tij janë përkthyer në mbi dhjetë gjuhë të huaja.

Çmime:
Çmimi Kombëtar i Letërsisë “Penda e Argjendtë” për vëllimin me tregime “Perla” (2012)
Qytetar Nderi i Pogradecit (2014)
Akademia Kult – Çmimi “Libri artistik i vitit / Shkrimtari i vitit” (2015)
Çmimi II “Katarina Josip” për Dramë Origjinale Shqipe, Prishtinë, 2016
Çmimi i Madh – Festivali ndërkombëtar i filmit Très court 2017
Çmimi i Akademisë Kult “Libri artistik – Shkrimtari i vitit” (2018)
Titulli “Ambasador i Kombit”, Tiranë, mars 2019

Vepra letrare të shkruara e të botuara në gjuhën shqipe:
“Në perandorinë e gurit”, Tiranë, roman, 1993
“Mortët”, roman, Prishtinë, 1997
“Nata pas vitit zero”, prozë, Prishtinë, 1998
“Përkthimi, ose Jeta e një robi që nuk betohej se shihte”, roman, Bukuresht, 1999
“Muza e Lojës”, trilogji, Bukuresht, 1999
“Lumenjtë e Saharasë”, roman, Tiranë 1999, Bukuresht 2010
“Oreksi për bukën e qiellit”, roman, Tiranë, 1999
“Diva ose Ngrënësi i Luleve”, prozë, Elbasan, 2000
“Engjëjt e tepërt”, roman, Prishtinë 2002, Bukuresht 2010
“Kristali dhe hienat”, roman, Prishtinë 2002, Bukuresht 2011
“Sy”, roman, Bukuresht 2004, Prishtinë 2006, Tiranë 2007
“Home”, roman, Bukuresht, 2007, Prishtinë 2014
“Si u pushtua Çmendustani”, prozë, Prishtinë 2004
“Në vend të Përjetësisë”, teatër, Prishtinë 2007
“Puthmë skelet” – roman me fëmini, Bukuresht 2007
“zv. Libri”, teatër, Bukuresht 2008
“Ati”, rrëfim, Bukuresht 2009, Tiranë 2017
“Shkëlqesi, ose pesë pamje nga pasqyra”, teatër, Prishtinë 2009
“Gjaku asnjanës – jetë suflerësh”, teatër, Bukuresht 2009
“Një botë më tutje”, teatër, Bukuresht 2012
“Perla – prozë e zgjedhur I”, Pogradec 2012
“Tregime të padukshme”, prozë, Prishtinë, Bukuresht 2013
“Ki$land” – roman me fëmini, Tiranë 2014
“Shtojca [Filmi i një kthimi / Kthimi i një filmi]”, skenar, 2015
“Si – teatër”, Bukuresht 2016, Prishtinë 2018
“Trialog”, ese ndërdisiplinore, Bukuresht 2016
“Incógnito”, roman, Tiranë / Bukuresht 2016

Vepra letrare të shkruara e të botuara në gjuhën rumune: 
“Viti kur u shpik mjellma”, roman, Bukuresht 1997
“E fshehta e ëmbël e marrëzisë”, prozë + 22 vizatime, Bukuresht 1998
“Një fis i lavdishëm e që jep shpirt, epopeja e një harrese”, Bukuresht 1998, 2013
“Hyu Epigon”, monografi kushtuar jetës dhe veprës së Lasgush Poradecit, Timishoara 2000
“Dashuri me shikim të fundit”, prozë dhe teatër, Bukuresht 2000
“Trilogjia”, prozë e zgjedhur, Bukuresht 2002
“Shtetrrethim – roman i shkruar me shumë pak thonjëza”, Bukuresht 2004, 2008
“Ish – roman me dashuri & konspiracion”, Bukuresht 2005, 2010
“Empatikon ose Libri i jetës së parakohëshme”, Bukuresht 2007
“Vend për një kukull të vetme” – rrëfim për t’u filmuar / film për t’u rrëfyer, Bukuresht 2008
“Qielli në zarf” – rrëfim për t’u filmuar / film për t’u rrëfyer, Bukuresht 2011
“Casting, ose Perdja nuk ndan më asgjë”, teatër, Bukuresht 2012
“Një alfabet i poezisë shqipe”, antologji, 101 poetë shqiptarë në gjuhën rumune, Bukuresht 2003
“Koha e zëvendësve”, libër-intervistë kushtuar shpirtërimit shqiptar, Bukuresht 2003
“Hyrje në semiotikë”, studime dhe ese, Konstanca 2005
“Shenjat dhe Kështjella”, studime dhe ese, Bukuresht 2007
“Imagologjia dhe ndikimi i saj në mass-media”, ligjërata universitare, Bukuresht 2012
“Comunicare in-humanum est”, studime dhe ese, Bukuresht 2013
“My last Million” – antologji / spektakël nga poezia ballkanike, Bukuresht 2014
“Outizëm dhe pagjumësi” – studim mbi disa autorë të shqipes, Bukuresht 2014
“Epocalipsa”, roman, Bukuresht, 2014
“Në vend të përjetësisë”, teatër, 2016
“Një gramatikë e mërgimit në dy gjuhë “të huaja”, ese, 2016

Skenarë: “Rima” (al), “Ghid” (ro), “Relationshop” (ro), “Sticking” (ro)

Filma shumë të shkurtër: “A Bridge”,  “Line/s”, “The invisible child”, “Barlove”, “The Lesson”, “The Seat”, “Screen”, “Umbra ex Machina”, “Librorum”, “The Point”, “Dearection”, “Tubim”

Lexime në gjuhën shqipe: “Shqip-ëri nga Shqip-ja”, Fragment nga romani “Incógnito”, Fragment nga romani “Ati”

Shfaqje: “Buzëqeshja që s’do kalojë”