Atë Giorgio Guzzetta (1682-1756) që njihet edhe si Apostulli i Shqiptarëve lindi në Sicili në komunitetin shqipfolës (arbëresh) të “Piana degli Albanesi”. Ai themeloi Seminarin Italo-Shqiptar (Palermo 1734), për studimin dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqipe, një nga Institucionet më inovative të llojit të vet në Europë.
Ai ishte gjithashtu themeluesi i Kolegjit të Marias për edukimin e grave arbëreshe në Sicili. Në të dy institucionet mësimet zhvilloheshin në shqip dhe italisht.
Atë Giorgio Guzzetta ishte një udhëheqës dhe një zë përparimtar politik dhe i guximshëm, një mbrojtës i flaktë i traditës bizantine greqishtfolëse dhe i ekumenizmit fetar. Ai i dha përparësi ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës, kulturës dhe identitetit të gjuhës shqipe – duke promovuar edhe ide përparimtare në lidhje me emancipimin e bashkësive arbëreshe dhe të gjithë shoqërisë italiane përmes arsimit.
Sot ai konsiderohet si themeluesi i Studimeve Shqiptare.