naun.prifti

About Naun Prifti

This author has not yet filled in any details.
So far Naun Prifti has created 435 blog entries.

Itali/ Mbërrijnë në Parma tekstet falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

By |September 27th, 2020|

Një shembull i mirë bashkëpunimi ndërinstitucional, midis Qendrës së Botimeve për Diasporën, Divizionit të Arsimit të Kosovës dhe konsullatave të të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Kosovës, për pajisjen me tekste shkollore dhe plotësuese për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në shkollat shqipe në Diasporë.

174 tekste shkollore dhe të mësimit plotësues, dërguar falas nga […]

Vinçens Prennushi

By |September 15th, 2020|

Vinçens Prennushi (1885-1949) ishte folklorist, poet, publicist, përkthyes, klerik dhe shenjtor shqiptar, i cili u lumnua më 5 nëntor 2016. Mësimet e para i mori në vendlindje në Shkodër dhe i vazhdoi në seminarin e Troshanit, ku iu kushtua urdhrit françeskan qysh më 1900. Më 25 mars 1908, u shugurua meshtar i Urdhrit Françeskan dhe mori […]

I pari grup mësuesish për përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare

By |September 15th, 2020|

Dibër, 1941/ I pari grup mësuesish që shkuan nga “Normalja e Elbasanit” për përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
400 studentë që u diplomuan nga shkolla “Normalja e Elbasanit” dhe shkolla “Harry Fultz” u përhapën nëpër të gjitha trojet shqiptare për të përhapur arsimin shqip.

Mëso më shumë. 

Komisioni i Shkollës Normale, Elbasan

By |September 15th, 2020|

Komisioni i Shkollës Normale i dalë nga Kongresi i Elbasanit 1909.

Nga e majta, lart: Ahmed Dakli, Qzim Hydi, RrapushDemeti, Andon Beça, Ibrahim Buçi, Hasan Çiftja.

Nga e majta, ulur: Sheh Sheguni, Qemal Karaosmani,Papa Janaqi.

Burimi. 

Edith Durham (Shqipëri, 1912)

By |September 15th, 2020|

Edith Durham duke biseduar me një Bajraktar në Koplik në vitin 1912.
Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një intelektuale udhëpërshkruese, artiste, shkrimtare nga Britania e Madhe, e cila u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX. Mbetet “princesha” mbrojtëse e […]

Lazër Shantoja

By |September 15th, 2020|

Lazër Shantoja (1891-1945) ishte prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilerit e Leopardit, poet lirik, satirist dhe esperantisti i parë shqiptar. Lindi, më 2 shtator 1892, në Shkodër. Kisha Katolike e pranoi si shenjtor më 2016, pjesë e Martirëve të Shqipërisë, si një ndër priftërinjtë e parë të pushkatuar nga regjimi komunist.
Te dorëshkrimi “Shantojana – Histori e familjes Shantoja” shkruan […]

Komisia Letrare Shqipe

By |September 15th, 2020|

104 vjet më parë, më datë 1 shtator të vitit 1916 në Shkodër, u themelua dhe filloi veprimtarinë e saj, Komisia Letrare Shqipe. I konsideruar si institucioni i parë në rrafshin albanologjik, Komisia Letrare Shqipe, u krijua me nismën e Akademisë së Shkencave të Vjenës, 8 vjet pas njësimit të alfabetit të përbashkët të gjuhës […]

Ahmet Gashi

By |September 15th, 2020|

Ahmet Gashi (1888-1977) ishte gjeograf dhe historian shqiptar, profesor, autor tekstesh shkollore dhe veprimtarish të tjera arsimore e pedagogjike. Lindi 132 vjet më parë, më 1 shtator 1888 në Prishtinë. Mësimet e para i mori në vendlindje në gjuhën turke, kurse studimet e larta i kreu në Universitetin e Stambollit ku u diplomua për histori e gjeografi. U kthye […]

Letra e Mit’hat Frashërit për “Journal de Salonique”

By |September 15th, 2020|

Letra e Mit’hat Frashërit, dërguar nga Elbasani gazetës “Journal de Salonique”, më 5 shtator 1909 lidhur me mbajtjen e Kongresit të Elbasanit, ku çështja më kryesore ishte hapja e një shkolle Normale.
Në foto, godina ku u mblodh Kongresi i Elbasanit dhe shkrimi në gazetë.
Letra është marrë nga origjinali i gazetës “Journal de Salonique”, e cila […]

Sevasti Qiriazi

By |September 15th, 2020|

Sevasti Qiriazi-Dako (1871-1949) ishte mësuese, veprimtare, atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Vetë poeti dhe figura e shquar kombëtare Naim Frashëri, ishte ai që i dha mundësi Sevastisë të studionte në kolegjin “Robert College” në Stamboll e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Qe e para grua shqiptare që studioi […]