“Bardha e Temalit” e Pashko Vasës në shtypin francez të kohës

“Bardha e Temalit” e Pashko Vasës në shtypin francez të kohës

 

“Bardha e Temalit” e Pashko Vasës është përmendur dhe në shtypin francez të kohës.

 “Le Soir” më 1889 shprehet se vepra është një “studim i sinqertë dhe i detajuar i zakoneve të Shqipërisë, përjetuar edhe nga vetë autori dhe shkruar në mënyrë të kujdesshme prej tij”.

“Bardha e Temalit: Skena të jetës shqiptare” është një roman me temë shqiptare i shkruar në gjuhën frënge nga Pashko Vasa, me emrin e pendës Albanius Albano.

Pas romanit të Sami Frashërit, “Dashuria e Talatit me Fitneten”, është romani më i vjetër i shkruar e i botuar nga një shqiptar dhe pa dyshim romani më i vjetër me temë shqiptare.

 “Le Soir” ka botuar, të martën e 10 dhjetorit 1889, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me promovimin asokohe të romanit në gjuhën frënge të Pashko Vasës:

“Bardha e Temalit, nga Albanus Albano, vol. 1 in-18 jesus, tek Albert Savine : 3.5 franga

— Studim shumë i sinqertë dhe gjithashtu shumë i detajuar i zakoneve të Shqipërisë. Dashuritë e fuqishme, urrejtjet e forta të këtyre fiseve luftëtare janë vënë në pah në një mënyrë shumë interesante dhe mbi të gjitha të përjetuara nga autori.

Ne i urojmë, veçanërisht në këtë kohë ku ekzotika është në modë, një mirëseardhje të merituar këtij romani të shkruar në mënyrë të kujdesshme.

Pseudonimi i “Albanus Albano” fsheh, nëse nuk gabojmë, personalitetin simpatik të një shqiptari që qëndroi në vendin e tij, duke qenë njëkohësisht francez në zemër dhe parizian në shpirt.”

Shqip nga Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania