“Ushtari prej Plumbi” dhe “Borëbardha”, dy përralla mjaft të dashura për fëmijët, pjesë e serisë “Klasikët Dygjuhësh” – projekt i Qendrës së Botimeve për Diasporën, flasin shqip dhe anglisht.
“Ushtari prej Plumbi” shkruar nga autori Peter Holeinone, është historia e një ushtari prej plumbi, i cili megjithëse ishte derdhur në metal si shokët e tij, tregoi se kishte një zemër të ndjeshme. Fundi i tij dhe balerinës, ndryshon aq shumë nga përrallat e tjera.
“Borëbardha”, përralla më e famshme e Vëllezërve Grimm në të gjithë botën, vjen për lexuesit e vegjël në këtë libër në shqip dhe në anglisht.
“Një ditë një burrë hyri në një dyqan për të kërkuar një dhuratë për të birin, i cili do të festonte ditëlindjen e tij të nëntë. Në vitrinë ai pa një çetë ushtarësh prej plumbi. Ishin të gjithë të njëjtë, përveç njërit të cilit i mungonte njëra këmbë. Pasi pa lodrat e tjera, ai vendosi të blinte ushtarët prej plumbi.”
“One day a man went into a shop looking for a present for his son who was going to celebrate his ninth birthday. At the shop’s window he saw an army of tin soldiers. All of them were alike, except one of them that was missing a leg. After looking at other toys, he decided to buy the tin soldiers.”
Libri i sjellë në shqip nga Parid Teferiçi është i pajisur me ilustrime shumë të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. Libri dygjuhësh shqip dhe anglisht “Ushtari prej Plumbi” dhe “Borëbardha”, vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.
Për ta shfletuar ose zbritur librin, klikoni këtu