Ndër 2623 tekste mësimore të dërguara rishtas në të gjitha shkollat e gjuhës e kulturës shqiptare në Greqi për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 do të jenë dhe botimet dygjuhëshe të Qendrës së Botimeve për Diasporën.

 “Rosaku i shëmtuar” dhe “Kësulëkuqja”, dy nga përrallat më të dashura për fëmijët, pjesë e serisë “Klasikët Dygjuhësh” – projekt i Qendrës së Botimeve për Diasporën, flasin shqip dhe greqisht.

“Pak nga pak ditët u zgjatën dhe dielli ndriçoi përsëri në qiell. Një fije bari nxori kokën nga bora dhe pastaj një tjetër, derisa befas erdhi pranvera. Një ditë ai ngriti kokën dhe pa zogjtë e bukur që kishte parë në dimër. Ai ndjeu nevojën të bashkonte zërin e tij me ta. Për habinë e tij, dikush iu përgjigj. Po, ata iu përgjigjën! Plot emocion, ai vrapoi drejt liqenit, pa pamjen e tij në ujë dhe nuk e njohu veten…”

“Σιγά-σιγά οι μέρες έγιναν μεγαλύτερες και ο ήλιος έλαμψε ξανά στον ουρανό. Ενα φύλλο χόρτου φύτεψε μέσα στο χιόνι, και μετά ένα άλλο, μέχρι που έφτασε η άνοιξη.
Μια ημέρα σήκωσε το κεφάλι του και ανακάλυψε εκείνα τα ωραία πουλιά που είδε τον χειμώνα. Αισθάνθηκε την ανάγκη να ενώσει τη φωνή του με τη δικιά τους, και στην έκπληξή του, κάποιο του απάντησε. Ναι, τους απάντησαν! Γεμάτο από συγκινήσεις, έτρεξε προς τη λίμνη; Είδε την εικόνα του στο νερό και δεν αναγνώρισε τον εαυτό του…”

Libri i sjellë në shqip nga Parid Teferiçi dhe në greqisht nga Maklena Nika, i pajisur me ilustrime shumë të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme në dy gjuhë që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. “Rosaku i shëmtuar” dhe “Kësulëkuqja”, shqip dhe greqisht vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.

Shfleto ose zbrite librin, këtu.