Botimi dygjuhësh shqip-greqisht “Sirena e vogël” / “Udhëtimet e Guliverit”, falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Sirena e vogel / Udhetimet e Guliverit, Shqip-Greqisht

Botimi dygjuhësh shqip-greqisht “Sirena e vogël” / “Udhëtimet e Guliverit”, falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Botimi dygjuhësh shqip-greqisht “Sirena e vogël” / “Udhëtimet e Guliverit”, falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

“Sirena e vogël” dhe “Udhëtimet e Guliverit”, dy përralla mjaft të dashura për fëmijët, pjesë e serisë “Klasikët Dygjuhësh” – projekt i Qendrës së Botimeve për Diasporën, flasin shqip dhe greqisht.

“Sirena e vogël”, një ndër përrallat e famshme të shkruara nga autori danez Hans Christian Andersen, u botua për herë të parë në vitin 1837, si pjesë e një koleksioni përrallash për fëmijë. Është përshtatur në media të ndryshme, si: teatër muzikor, balet, opera dhe film. Ekziston edhe një statujë që portretizon sirenën në Kopenhagë, Danimarkë, ku historia u shkrua dhe u botua për herë të parë.

Përralla “Udhëtimet e Guliverit” është një përshtatje nga vepra satirike me të njëjtin titull e shkrimtarit dhe klerikut irlandez Jonathan Swift, botuar më 1726. Konsiderohet si një klasik në letërsinë botërore për fëmijë dhe jo vetëm. Vepra pati një sukses të menjëhershëm që në krye të herës. Dramaturgu anglez John Gay u shpreh për veprën se libri “është lexuar botërisht, nga këshilli i kabinetit deri në çerdhe”.

 “…Guliveri u shpjegoi se ishte nga një vend i largët ku të gjithë kishin pak a shumë shtatin e tij. Meqë e panë se ishte i parrezikshëm, liliputët e liruan. Perandori u tregua shumë i përzemërt me Guliverin dhe e lejoi të flinte në ndërtesën më të madhe të Mbretërisë…”

 “…Ο Γκιούλιβερ τους εξήγησε ότι ερχόταν από μια πολύ μακρινή χώρα όπου όλοι είχαν περίπου το ύψος του. Βλέποντας ότι ήταν αβλαβής, οι Λιλιπούτειοι τον απελευθέρωσαν. Ο Αυτοκράτορας ήταν πολύ ευγενικός με το Γκιούλιβερ και τον επέτρεψε να κοιμηθεί στο μεγαλύτερο κτίριο του Βασιλείου…

Libri i sjellë në shqip nga Parid Teferiçi dhe në greqisht nga Maklena Nika është i pajisur me ilustrime shumë të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. Libri dygjuhësh shqip dhe greqisht “Sirena e vogël” dhe “Udhëtimet e Guliverit”, vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.

Për ta shfletuar ose zbritur librin, klikoni këtu: