Ndër mijëra tekste mësimore të dërguara rishtas në të gjitha shkollat e gjuhës e kulturës shqiptare në Diasporë për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 janë dhe botimet dygjuhëshe të Qendrës së Botimeve për Diasporën.

 “E bukura dhe bisha” dhe “Ujku dhe shtatë kecat”, dy nga përrallat më të dashura për fëmijët, pjesë e serisë “Klasikët Dygjuhësh” – projekt i Qendrës së Botimeve për Diasporën, flasin shqip dhe italisht.

“E bukura dhe Bisha”, përralla që sipas studiuesve daton 4000 vjet më parë, u bë e njohur botërisht falë versionit të autores franceze Jeanne-Marie Leprince de Beaumont (1711-1780). Më së pari u botua më 1740 në “La Jeune Américaine et les contes marins” (Amerikani i ri dhe përrallat detare) dhe në një version të përmirësuar nga autorja franceze më 1756 “Magasin des enfants” (Revista e fëmijëve).

“Ujku dhe shtatë kecat” është një përrallë, e cila e ka burimin nga folklori botëror dhe njeh shumë versione. Përralla u bë njohur nga botimi shumë i dashur në gjithë botën “Përralla” të vëllezërve gjermanë Grimm.

 “…Ujku trokiti te dera dhe u përpoq t’ua hidhte të vegjëlve duke u shtirur si e ëma. Por të vegjlit e dalluan se zëri nuk ishte i saj dhe nuk e hapën derën. Ujku u tërbua, por u kthye më pas dhe u foli me zë më të hollë. Të vegjlit i kërkuan t’u tregonte këmbën poshtë derës…”

 “…Andò allora a bussare alla porta fingendo di essere la loro madre, ma i piccoletti non riconobbero la voce e così non aprirono la porta. Il lupo si infuriò, ma provò di nuovo, con una voce più mite. I capretti a quel punto gli chiesero di fare vedere la sua zampetta sotto la porta.…”

Libri i sjellë në shqip nga Parid Teferiçi dhe në italisht nga Griselda Doka, i pajisur me ilustrime shumë të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme në dy gjuhë që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. “E bukura dhe bisha” dhe “Ujku dhe shtatë kecat”, shqip dhe italisht vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.

Për ta shfletuar ose zbritur librin, klikoni këtu