“Libri i xhunglës” dhe “Tre derrkucët”, dy përralla mjaft të dashura për fëmijët, pjesë e serisë “Klasikët Dygjuhësh” – projekt i Qendrës së Botimeve për Diasporën, flasin shqip dhe italisht.
“Libri i xhunglës”, është një përmbledhje tregimesh shkruar nga autori anglez Joseph Rudyard Kipling, që rrëfejnë për aventurat e Moglit të vogël të braktisur në pyll dhe të rritur nga një tufë ujqish. Autori e shkroi librin për vajzën e tij 6-vjeçare dhe fillimisht e botoi në revista më 1893.
“Tre derrkucët” është një përrallë popullore e përfshirë në grupin e rrëfenjave ndërkombëtare, e cila për herë të parë u botua më 1840.
“Njëherë e një kohë na ishin tre vëllezër derrkucë. Ata vendosën të ndërtonin secili shtëpinë e tij. Më i vogli i derrkucëve vendosi ta ndërtojë me shkopinj dhe kashtë. Kështu, do ta mbaronte shpejt dhe do t’u kthehej sërish lojërave dhe këngëve.”
“C’erano una volta tre fratelli porcellini. Decisero di costruire ognuno la propria casetta! Il più giovane di loro pensò di costruire la casetta con degli bastoncini e della paglia. Così ci avrebbe messo pochissimo e poteva andare a giocare e cantare.”
Libri i sjellë në shqip nga Griselda Doka është i pajisur me ilustrime shumë të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. Libri dygjuhësh shqip dhe italisht “Libri i xhunglës” dhe “Tre derrkucët”, vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.
Për ta shfletuar ose zbritur librin, klikoni këtu: