Botimi dygjuhësh shqip-italisht “Rosaku i shëmtuar” dhe “Kësulëkuqja”, falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Botimi dygjuhësh shqip-italisht “Rosaku i shëmtuar” dhe “Kësulëkuqja”, falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Botimi dygjuhësh shqip-italisht “Rosaku i shëmtuar” dhe “Kësulëkuqja”, falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

  Ndër 4480 tekste mësimore të dërguara rishtas në të gjitha shkollat e gjuhës e kulturës shqiptare në Itali për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 do të jenë dhe botimet dygjuhëshe të Qendrës së Botimeve për Diasporën.

“Rosaku i shëmtuar” dhe “Kësulëkuqja”, dy nga përrallat më të dashura për fëmijët, pjesë e serisë “Klasikët Dygjuhësh” – projekt i Qendrës së Botimeve për Diasporën, flasin shqip dhe italisht.

“…Pak nga pak ditët u zgjatën dhe dielli ndriçoi përsëri në qiell. Një fije bari nxori kokën nga bora dhe pastaj një tjetër, derisa befas erdhi pranvera. Një ditë ai ngriti kokën dhe pa zogjtë e bukur që kishte parë në dimër. Ai ndjeu nevojën të bashkonte zërin e tij me ta. Për habinë e tij, dikush iu përgjigj. Po, ata iu përgjigjën! Plot emocion, ai vrapoi drejt liqenit, pa pamjen e tij në ujë dhe nuk e njohu veten…”

 

“…Piano piano le giornate iniziarono ad allungarsi, e i raggi del sole ad essere più tiepidi. Sotto la neve iniziava a spuntare della tenera erba fino a quando all’improvviso era già primavera.  Un giorno vide di nuovo quel bellissimo stormo di splendidi cigni che era passato da quelle parti durante l’inverno. Lui sentì il bisogno di unire la sua voce a loro. Con grande stupore, vide che qualcuno gli rispose. Sì, qualcuno rispose! Emozionato corse verso il lago, si specchiò nell’acqua e non si riconobbe…”

Libri i sjellë në shqip nga Parid Teferiçi dhe në italisht nga Griselda Doka, i pajisur me ilustrime shumë të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme në dy gjuhë që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. “Rosaku i shëmtuar” dhe “Kësulëkuqja”, shqip dhe italisht vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.

Për ta shfletuar ose zbritur librin, klikoni këtu: