Lajme

Drita Gjongecaj: Ruajtja dhe trashëgimi i gjuhës sonë të bukur, detyrë e çdo shqiptari

By |July 10th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën sjell një cikël intervistash me mësues shqiptarë në Diasporë, të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në përhapjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës shqiptare dhe forcimit të lidhjeve të komunitetit shqiptar në vendin ku ndodhen.
 
Drita Gjongecaj është një intelektuale e mirintegruar […]

120 vjet më parë u nda nga jeta rilindësi i shquar Jani Vreto

By |July 9th, 2020|

Më 9 korrik të vitit 1900 vdiq në Athinë, rilindësi i shquar shqiptar, Jani Vreto. Ishte shkrimtar, botues, figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Lindi në Postenan, në Vilajetin e Janinës më 14 janar 1822. Mësimet e para i ndoqi në një shkollë greke afër Konicës, kurse më 1843-1847 ndoqi gjimnazin e mirënjohur “Zosimea” në Janinë. Më 1847 […]

“Agimi”, një revistë kombëtare e vitit 1919

By |July 8th, 2020|

Revista “Agimi” doli për herë të parë në maj të vitit 1919, ishte organ i shoqërisë “Vellazenija” të Shkodrës dhe dilte një herë në muaj. Drejtues të revistës ishin Dr. Kristo Floqi, Karl Gurakuqi, redaktor Karl Gurakuqi dhe Kadri Borshi. Qëllimi i revistës ishte zgjimi i kombit shqiptar përmes zhvillimit të gjuhës. Revista trajtonte probleme […]

Ali Aliu, një studiues i shquar i letrave shqipe

By |July 8th, 2020|

Studiuesi dhe kritiku i shquar Ali Aliu lindi më 1934 në Kranjë të Prespës. Shkollën tetëvjeçare e filloi në vendlindje dhe e kreu në Manastir më 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Beograd në vitin 1960. Punoi si gazetar në “Flaka e vllaznimit” në Shkup. Prej vitit […]

Zvicër/ Shkolla Shqipe, konkurs për mësuesit

By |July 8th, 2020|

Shkolla Shqipe në Zvicër lajmëron shpalljen e konkursit për mësues/e të gjuhës shqipe për disa pika shkollore, të kantoneve Zyrih, Schafhausen, Bern, Basel, Grabünden, Appenzell etj.
Kandidatët duhet të kenë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër, të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane, nivelin B1, të kenë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (gjuhë e letërsi […]

SHBA / Kur Konica vinte në skenë ”Otellon” e përkthyer nga Fan Noli

By |July 7th, 2020|

Si u vu në skenë “Otello” i Shekspirit sjellë në shqip nga Fan Noli dhe botuar nga “Vatra.
Më 7 Korrik 1923 në gazetën “Dielli” Faik Konica përshkruan suksesin e madh që pati vënia në skenë e veprës së Shekspirit “Otello” nga trupa e teatrit të Vatrës dhe bën një analizë të detajuar të lojës së […]

Qendra e Botimeve për Diasporën publikon falas online fjalorin dygjuhësh për fëmijë, shqip-turqisht

By |July 7th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën vë në dispozicion të fëmijëve në Diasporë, një tjetër fjalor dygjuhësh për fëmijë: fjalorin shqip-turqisht, në formatin e-book.
Fjalori, shumë i dobishëm për mësuesit dhe fëmijët në Diasporë dhe jo vetëm, është i shkarkueshëm falas për të gjithë.
Fjalori dygjuhësh për fëmijë është konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç […]

Publikohet numri i ri i revistës “Haemus”

By |July 7th, 2020|

Publikohet numri i ri i revistës “Haemus”, një revistë shkencore, kulturore dhe enciklopedike evropiane, themeluar në Bukuresht në vitin 1998 nga autorët shqiptarë me banim neë Rumani, Kopi Kyçyku dhe Ardian Kyçyku. Revista boton me përparësi materiale shkencore, akademike, kulturore dhe artistike, të vlerësuara e të njohura nga institucione dhe qarqe akademike evropiane e më gjerë. […]

Foto dite/ Camaj, Koliqi e intelektualë të tjerë të shquar

By |July 7th, 2020|

Nga e majta në të djathtë: Prof. Giuseppe Gradilone, albanolog i përkushtuar, studiues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë arbëreshe e shqiptare bashkëkohore; z. Asim Jakova, themelues dhe drejtor i gazetës “Illyria”; znj. Erika Camaj, bashkëshorte e Martin Camaj; Dr. Martin Camaj, një ndër figurat më të njohura e të vlerësuara të letrave shqipe, poet, […]

Robert Elsie, një trashëgimi për gjuhën shqipe e shqiptarët

By |July 7th, 2020|

Albanologu i mirënjohur Robert Elsie, shkrimtar, përkthyes e studiues, në faqen e tij të internetit ka lënë një informacion të pasur dhe të mirëkujdesur për të dhe botimet e tij: libra, artikuj shkencorë, recensime dhe intervista. Shumica e këtyre teksteve mund të shkarkohen nga interneti në formatin PDF. Në këtë faqe, gjenden gjithashtu të dhëna […]