Lajme

Foto dite/ Parlamenti i parë shqiptar, 1921

By |June 24th, 2020|

Në parlamentin e parë shqiptar që u krijua dhe nisi punimet në vitin 1921 u përfaqësua edhe diaspora shqiptare e Amerikës, përmes Fan Nolit.  Ndër deputetët e parë gjenden edhe emra të njohur të letrave shqipe dhe të çështjes kombëtare, si At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda e Hilë Mosi.

Fotografi e realizuar nga Kel […]

Itali, një qendër e re në shërbim të komunitetit shqiptar

By |June 24th, 2020|

Një qendër e re në shërbim të komunitetit shqiptar në Reggio Emilia të Italisë. Një qendër e re për komunitetin shqiptar është dhuruar dhe vënë në dispozicion të komunitetit nga presidenti i shoqatës shqiptare në Itali “Shqiponja”, Klodian Cami. Fjalën e hapjes në përurimin e saj e mbajti presidentja e shoqatës Majlinda Korça, e cila […]

Foto dite/ Dom Ndre Mjeda, Atë Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi

By |June 24th, 2020|

Dom Ndre Mjeda, Atë Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi tre emra të shquar të historisë shqiptare në një fotografi të përbashkët.

Fotografia është realizuar nga mjeshtri i fotografisë Kel Marubi, në vjeshtë të vitit 1921, kohë në të cilën parlamenti i parë shqiptar kishte disa muaj që kishte filluar të funksiononte. Tre intelektualë, veprimtarë e pena […]

Naim Frashëri, frymëzim për poetët

By |June 24th, 2020|

Poezia për poetin e veprimtarin e shquar Naim Frashëri, “Varrimet e Naim Frashërit”, nga autori i njohur Petrit Ruka është vlerësuar me çmimin e parë në manifestimin poetik “Flakadani i Kujtesës”.
Naim Frashëri, i cili vdiq në datën 25 maj të vitit 1900 Stamboll u varros po atje. Në shenjë nderimi për figurën e tij, vendi […]

Si mbërriti “Meshari” në Bibliotekën e Vatikanit

By |June 23rd, 2020|

“Meshari” i Gjon Buzukut (1555), vepra më e vjetër që njohim në gjuhën shqipe dhe i pari përkthim liturgjik në shqip, gjendet në një kopje të vetme, e cila ruhet në Bibliotekën e Vatikanit.
Gjon Buzuku e përktheu nga italishtja e latinishtja, me qëllim që ta përdornin priftërinjtë që shërbenin në trojet shqiptare. Përveç mesharit libri […]

Shfletim në histori/ Revista pedagogjike “Edukata e Re”

By |June 22nd, 2020|

“Edukata e Re” ishte një revistë pedagogjike e përmuajshme që botohej në vitet ’30 të shekullit XX.
Revista drejtohej nga një grup mësuesish dhe shtypej në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit, duke pasur në fokus pedagogjinë, didaktikën dhe gjuhën shqipe.
Lënda e saj trajtonte problematika të ndryshme të mësimdhënies, për të gjitha lëndët që jepeshin mësim në atë […]

Aurela Konduri: Mësuesia, dashuria dhe misioni im

By |June 19th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën sjell një cikël intervistash me mësues shqiptarë në Diasporë, të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në përhapjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës shqiptare dhe forcimit të lidhjeve të komunitetit shqiptar në vendin ku ndodhen.
 

Aurela Konduri, mësuese e gjuhës shqipe dhe […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, takim dypalësh me Atasheun e Arsimit të Ambasadës Turke

By |June 18th, 2020|

Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa zhvilloi sot një takim me z. Atakan Doğan, Atasheun e Arsimit të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shqipëri lidhur me realizimin e projektit në bashkëpunim të fjalorëve dygjuhësh për fëmijë, shqip-turqisht.
Pala turke ka marrë përsipër botimin, shtypjen dhe shpërndarjen e 50 mijë kopjeve të fjalorit të përgatitur […]

116 vjet më parë u nda nga jeta Sami Frashëri

By |June 18th, 2020|

Më 18 qershor të vitit 1904 u nda nga jeta Sami Frashëri, poliglot, shkencëtar, mendimtar enciklopedist dhe kontribues i vyer, jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe atë turke. I njohur gjerësisht për botën si Shemsedin Sami, ai shkroi rreth 50 vepra në disa zhanre, si: studime shkencore, shkrime letrare e historike, publicistikë etj.
Samiu ishte ideologu kryesor […]

Studimi i rrallë francez mbi shtypin shqiptar të viteve 1848-1939

By |June 17th, 2020|

 

Shtypi shqiptar i viteve 1848-1939 në një studim francez të kohës botuar në revistën e Universitetit të Shkencave të Shtypit të Parisit. Në numrin e tretë të saj (korrik-shtator 1939), André Ravry, përmes një analizë të hollësishme sjell detaje të shumta për shtypin shqiptar asokohe, brenda dhe jashtë atdheut.
Shkrimi sjell të dhëna të ndryshme me […]