Lajme

Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me mësuesit shqiptarë në Angli

By |May 27th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën zhvilloi sot online mbledhjen me përfaqësues të mësuesve në gjuhës shqipe në Angli ku morën pjesë mësuesit: Aida Haziri dhe Anila Kadija të Shkollës Shqipe pranë shoqatës “Ardhmëria” dhe Talat Pllana i Shkollës Shqipe “Kosova”.
Ndër të tjera, në takim u diskutua mbi mënyrën e organizimit të mësimit të gjuhës shqipe […]

Shoqëria e të Shtypurit të Shkronjavet Shqip në Stamboll – 1879, gur themeli për botimin e teksteve shqip

By |May 27th, 2020|

Shoqëria e të Shtypurit të Shkronjavet Shqip në Stamboll – 1879, u bë gur themeli për botimin e teksteve shqip, si përpjekja më e parë për ta çuar gjuhën e librin shqip kudo ku kishte shqiptarë.
Shoqëria e të shtypurit shkronjavet shqip (12 tetor 1879) nën kryesinë e Sami bej Frashërit dhe me pjesëmarrjen e Abdyl […]

174 vjet më parë lindi Naim Frashëri

By |May 26th, 2020|

Më 25 maj të vitit 1846 lindi në Frashër të Përmetit Naim Frashëri poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atdhetar, mendimtar, veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare dhe intelektuali më i njohur shqiptar i kohës së tij.
Kur vendi u përfshi në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin […]

Historia 2300-vjeçare e shqiptarëve të Afganistanit

By |May 26th, 2020|

Ekzistencën e Ilirëve në rajonin e madh gjeografik të Hindokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), një vend mes Afganistanit, Pakistanit, Kinës e Taxhikistanit, fillimisht e ka zbuluar skenaristi amerikan Xhejms Hilton, i cili xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons).
Pas tij shumë studiues të tjerë gjithashtu e kanë shtjelluar këtë fakt.
Historia tregon se […]

Fotografi e veçantë e artistëve të shquar shqiptarë në vitin 1938

By |May 26th, 2020|

Fotografi e vitit 1938, përpara Kafes së Madhe në Shkodër. Lasgushi dhe Asdreni ishin ftuar në Shkodër nga Ernest Koliqi dhe qëndruan atje pesë ditë. Mirëseardhjen në Shkodër ua uroi Gjergj Fishta me një fjalim të bukur në Kinema Rozafat.

Nga e majta: Gaqo Tashko, Lola Gjoka, Ernest Koliqi, Dom Nikoll Koliqi, Tefta Tashko, Aleksandër Stavre […]

Letra e Eqrem Çabej për mësuesit shqiptarë

By |May 26th, 2020|

Gjuhëtari dhe albanologu i shquar, Eqrem Çabej ka lënë mes shumë e shumë studimeve albanologjike, edhe një letër kushtuar mësuesve, duke u kujtuar atyre se mësuesia është mision dhe se shembullin duhet ta japin përmes sjelljes së tyre.
“Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shembullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur […]

“Mikrobët e gjuhës shqype”, artikulli i panjohur i Gjergj Fishtës

By |May 26th, 2020|

Artikulli “Mikrobët e gjuhës shqype” u botua në gazetën “Posta e Shqypnis” më 1918, pa emër, por u identifikua si i Fishtës. Ky artikull dhe disa të tjerë u bënë objekt kërkimi për studiuesin Kolec Çefa, një njohës i mirë i veprës së Fishtës dhe kontribues i madh i mbledhjes dhe identifikimit të saj.
“Mikrobët e […]

Botohet “Autorë dhe vepra” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

By |May 26th, 2020|

Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti, prezanton para lexuesve librin e dytë të botuar nga kjo shoqatë “Autorë dhe vepra”.  Ky libër është biografia me bibliografi e secilit  anëtar, deri në ditët e sotme. Secili prej tyre përfaqësohet me një krijim letrar. Botimi i parë i shoqatës “Aktivitete dhe krijimtari” botuar në vitin […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me mësuesit shqiptarë në Zvicër

By |May 26th, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën në vijimësi të mbledhjeve të organizuara online me drejtuesit dhe përfaqësuesit e lidhjeve të mësuesve në diasporë, me qëllim marrjen e informacionit dhe zgjidhjes së problematikave të lindura nga situata e re e krijuar prej gjendjes së pandemisë globale, zhvilloi sot mbledhjen me mësuesit e gjuhës shqipe në Zvicër dhe […]

Qendra e Botimeve për Diasporën publikon falas online, fjalorët dygjuhësh për fëmijë

By |May 26th, 2020|

Fjalorët dygjuhësh për fëmijë: shqip-anglisht; shqip-italisht; shqip-greqisht dhe shqip-ukrainisht, botuar rishtas nga Qendra e Botimeve për Diasporën vijnë në formatin e-book dhe janë të shkarkueshëm falas për të gjithë.
Fjalori dygjuhësh për fëmijë është konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç dhe shoqërohet me ilustrime të përzgjedhura me kujdes për t’i qartësuar dhe për […]