Personalitete historike

Aleks Buda (1911-1993) ishte mësues, historian, akademik shqiptar. Ati i tij ishte Dhimitër Taq Buda, farmacist, delegat i Elbasanit në Kongresin e Manastirit, deputet në dy legjislatura në Kuvendin Kombëtar dhe një ndër financuesit e Shkollës Normale të Elbasanit. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes...

Vinçens Prennushi (1885-1949) ishte folklorist, poet, publicist, përkthyes, klerik dhe shenjtor shqiptar, i cili u lumnua më 5 nëntor 2016. Mësimet e para i mori në vendlindje në Shkodër dhe i vazhdoi në seminarin e Troshanit, ku iu kushtua urdhrit françeskan qysh më 1900. Më 25...

Lazër Shantoja (1891-1945) ishte prift dioqezan, publicist, përkthyes i Gëtes, Shilerit e Leopardit, poet lirik, satirist dhe esperantisti i parë shqiptar. Lindi, më 2 shtator 1892, në Shkodër. Kisha Katolike e pranoi si shenjtor më 2016, pjesë e Martirëve të Shqipërisë, si një ndër priftërinjtë e parë të pushkatuar...

Ahmet Gashi (1888-1977) ishte gjeograf dhe historian shqiptar, profesor, autor tekstesh shkollore dhe veprimtarish të tjera arsimore e pedagogjike. Lindi 132 vjet më parë, më 1 shtator 1888 në Prishtinë. Mësimet e para i mori në vendlindje në gjuhën turke, kurse studimet e larta i kreu në Universitetin e...

Sevasti Qiriazi-Dako (1871-1949) ishte mësuese, veprimtare, atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Vetë poeti dhe figura e shquar kombëtare Naim Frashëri, ishte ai që i dha mundësi Sevastisë të studionte në kolegjin "Robert College" në Stamboll e të luante një rol aktiv në...

Ali Podrimja (1942-2012), një ndër poetët më të dashur e përfaqësues të poezisë shqiptare, lindi në Gjakovë të Kosovës, I lindur e i rritur në kohë lufte, ai pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Studioi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jetoi deri në fund...

Petro Nini Luarasi (1865-1911) ishte veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, nderuar me titullin "Mësues i Popullit". Lindi më 22 prill të vitit 1865 në Luaras të Kolonjës. Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe ndërkohë përgatiti një grup...

  Sterjo Spasse (1914-1989) ishte romancier dhe tregimtar shqiptar. Shkollën fillore e kreu në Korçë, për të vijuar më pas me shkollën "Normalja" në Elbasan. Një kohë punoi si mësues. Më vonë vazhdoi studimet e larta për pedagogji në Firence të Italisë dhe për letërsi në Bashkimin...

  [caption id="attachment_16209" align="aligncenter" width="219"]  [/caption] Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) ishte klerik i njohur shqiptar i lindur në Gjakovë më 1 janar 1702. I konsideruar si udhëheqësi shpirtëror e kombëtar i shqiptarëve gjatë viteve 1700 të shekullit XVIII, ai ka qenë një ndër figurat e jashtëzakonshme të historisë...

Ferit Vokopola (1887-1969) ishte  politikan shqiptar, teolog, përkthyes, organizator i Kongresit të Lushnjës dhe një nga 40 nënshkruesit e Deklaratës Shqiptare të Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912. Vokopola ishte firmëtari më i ri i Aktit të Pavarësisë, ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës, ndër autorët më...