Personalitete historike

Josif Bageri

By |August 28th, 2020|

Josif Bageri (1870-1915), arsimtar dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare, lindi më 15 gusht 1870 në fshatin Reka e Epërme e Dibrës. Poet me talent të rrallë, prozator që shkroi shumë tregime, sidomos për fëmijë, një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, si dhe gazetar e atdhetar i flaktë, ai ia kushtoi tërë jetën […]

Esad Mekuli

By |August 14th, 2020|

Esad Mekuli (1916-1993), poet e përkthyes i mirënjohur shqiptar ishte Kryetari i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ai është vlerësuar nga studiuesi i njohur Robert Elsie si ati i poezisë moderne shqiptare në ish-Jugosllavi.
Shkollimin e mesëm e kreu në Pejë, kurse studimet e larta në Fakultetin e Veterinarisë në Universitetin e Beogradit. Mori […]

Filip Shiroka

By |August 14th, 2020|

Filip Shiroka (1859-1935) ishte inxhinier, poet lirik dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Mësimet fillore i mori tek etërit françeskanë, ndër të cilët përmendet dhe arbëreshi At Leonardo de Martino. Më 1877 hapi një dyqan për të lidhur libra te Dugajtë e Reja në qytetin e lindjes. Gjatë ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit, u dërgoi javë […]

Ndre Mjeda

By |August 14th, 2020|

Ndre Mjeda (1866-1937) ishte klerik, atdhetar, filolog, poet dhe aktivist i  madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Lindi më 20 nëntor të vitit 1866 në Shkodër dhe si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuar tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift. Në edukimin e tij patën ndikim shkrimtari Anton Xanoni dhe poeti […]

Bajo Topulli

By |August 14th, 2020|

Bajo Topulli (1868-1930) u arsimua në Stamboll që në moshën 11-vjeçare, ku ra në kontakt me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, Samiut dhe Naimit, por edhe të Jani Vretos. Në vitin 1904 bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit […]

Dhimitër S. Shuteriqi

By |August 14th, 2020|

Dhimitër S. Shuteriqi (1915-2003) lindi në Elbasan në një familje intelektuale, i biri i Simon Shuteriqit, anëtar i Kongresit të Manastirit dhe një ndër themeluesit e Normales së Elbasanit. Dhimitri ndoqi studimet e larta në Universitetin e Grenoblit dhe Lionit, në Francë dhe punoi si mësues në Normalen e Elbasanit. Për një periudhë gati 60-vjeçare, deri […]

Arshi Pipa

By |August 14th, 2020|

Arshi Pipa (1920-1997) ishte arsimtar, publicist, poet, gjuhëtar, kritik letrar, përkthyes dhe pedagog shqiptar. Studioi për filozofi në Universitetin e Firences në Itali dhe gjatë viteve 1941-1946 dha mësim në Liceun Shtetëror të Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit. Në prill të vitit 1946, u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e demokratike. Për dhjetë […]

Eqrem Çabej

By |August 14th, 2020|

Eqrem Çabej (1908-1980), arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog shqiptar është një ndër studiuesit dhe akademikët më të rëndësishëm të gjuhës shqipe.

Çabej lindi në Gjirokastër, ku mori mësimet e para. Kreu gjimnazin në Klagenfurt (Austri) dhe ndoqi studimet e larta për gjuhësi krahasuese indoeuropiane dhe albanologji në Universitetin e Gracit e më pas në Universitetin e Vjenës, ku u […]

Murat Toptani

By |July 14th, 2020|

Murat Toptani (1867-1918) qe atdhetar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet dhe skulptor shqiptar. Zotëronte disa gjuhë të huaja si frëngjisht, turqisht, arabisht, gjermanisht, italisht osmanisht, arabisht dhe persisht. Krijimet e tij janë përmbledhur në vëllimin, “Vjersha e Murat Toptanit”, ndërkohë që në Galerinë e Arteve në Tiranë ruhet një bust i Skënderbeut, i realizuar […]

At Shtjefën Gjeçovi

By |July 14th, 2020|

At Shtjefën Gjeçovi (1874-1929) ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare, etnolog, arkeolog dhe shkrimtar, klerik françeskan, Mësues i Popullit. Pasi kreu kolegjin françeskan në Troshan, në vitin 1888 u nis për të ndjekur studimet në Kroaci. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1896 u dorëzua prift dhe shërbeu në Pejë, Gomsiqe, Theth, Rubik etj.
Atë Shtjefën Gjeçovi, një […]