Personalitete historike

Dervish Hima

By |January 10th, 2020|

Dervish Hima (1875-1928) njihet me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi. Ai lindi në Ohër më 21 maj të vitit 1875, në një familje të pasur, ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Manastir dhe Selanik dhe për dy vjet studioi mjekësi në Stamboll. Me vajtjen atje, fillimisht mbështeti Lëvizjen e Re Turke, në kuadër […]

Krist Maloki

By |January 10th, 2020|

Krist Maloki (1900-1972) e mbaroi shkollën fillore në vendlindje, në shkollën katolike të Prizrenit. Si nxënës i dalluar që ishte, përfaqësuesit e Austro-Hungarisë në Prizren e dërguan për të studiuar në Austri. Studioi në Salzburg, në Vjenë dhe në Graz. Mori dy doktorata: të parën në vitin 1929 në degën Filozofi-Pedagogjike me temën, “Die Grundprobleme der […]

Lazër Shantoja

By |January 10th, 2020|

Lazër Shantoja (1892-1945), te dorëshkrimi “Shantojana – Histori e familjes Shantoja” shkruan se origjinën familja e tij e ka nga Vjerdha e Vjetër, pranë fshatit Rragam të Shkodrës. Studimet fillore dhe të mesme i kreu pranë Seminarit Papnor të Etërve Jezuitë në vendlindje. Më tej vijoi studimet për teologji në Austri më 1912-1914, ku u shugurua […]

Arshi Pipa

By |November 22nd, 2019|

Arshi Pipa, studioi për filozofi në Universitetin e Firences në Itali. Prej vitit 1941-1946 dha mësim në Liceun Shtetëror të Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit. Në prill të vitit 1946, u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) Pipa vuajti në burgjet famëkeqe në Durrës, Vloçisht (Korçë), Tiranë, Burrel […]

Sotir Kolea

By |November 22nd, 2019|

Sotir Kolea (1872-1945) ishte leksikograf, folklorist, publicist, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare në vitin 1928.
Lindi në Berat, më 4 shtator 1872. Kreu gjimnazin në gjuhën greke në Manastir. Më 1896 punoi si mësues i gjuhës shqipe në komunitetin shqiptar të Kavallës.
Më 1911 u zgjodh sekretar i shoqatës “Bashkimi” në Egjipt. Mori pjesë […]

Anton Logoreci

By |November 22nd, 2019|

Anton Logoreci lindi në Shkodër më 19 korrik 1910, në një familje me tradita atdhedashëse. Ai nisi mësimet në klasat fillore të etërve françeskanë dhe vijoi në kolegjin jezuit të qytetit të Shkodrës. Në vitin 1922, me themelimin e Kolegjit Teknik Amerikan nga Kryqi i Kuq Amerikan në Tiranë, familja e dërgoi Antonin në këtë kolegj, […]

Elena Gjika (Dora d’Istria)

By |November 4th, 2019|

Elena Gjika (Dora d’Istria) lindi në Bukuresht në vitin 1828 nga prindër shqiptarë. E bija e Mihal Gjikës vëllait të Princit të Vllahisë Grigor Gjika dhe e Katarinës, Elena Gjika mori një arsim të shkëlqyer, duke studiuar letërsinë së pari në Dresden të Gjermanisë, pastaj në Vjenë, Itali dhe së fundmi në Berlin ku u […]

Motrat Qiriazi

By |August 16th, 2019|

Qiriazët ishin ndër ato familje të shumta shqiptare, që rrethanat, kushtet sociale, shtypja dhe ndjekja e vazhdueshme e një politike të egër nga ana e autoriteteve osmane ndaj popullsisë vendase i detyruan të lënë trojet e tyre në Peras të Kolonjës dhe të marrin rrugën drejt qendrës së […]

Isuf Luzaj

By |July 2nd, 2019|

Isuf Luzaj (1913-2000) ishte arsimtar, shkrimtar, veprimtar i Ballit Kombëtar dhe filozof shqiptar.

Ai lindi në Kaninë e Vlorës më 21 shkurt 1913 dhe kreu gjimnazin në Shkodër, më 1933.

Me 1933 vajti në Paris dhe pasi kreu liceun u regjistrua pranë […]

Zef Skiroi

By |June 21st, 2019|

Zef Skiroi (Hora e Arbëreshëvet, 10 gusht 1865 – Napoli, 17 shkurt 1927) ishte poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, gazetar dhe publicist i shquar arbëresh.

Me vlerë madhore si për letërsinë arbëreshe ashtu edhe për studimet letrare shqiptare janë veprat e Zef Skiroit. Skirò ishte poet neoklasik, prozator dhe studiues, veprat e të cilit mund të thuhet […]