Të rejat e fundit

Qendra e Botimeve për Diasporën dërgon tekstet mësimore falas në Diasporë

By |August 21st, 2020|

Qendra e Botimeve për Diasporën, për të dytin vit radhazi, nisi dërgimin e teksteve mësimore në Diasporë, në përmbushje të misionit së saj themelor, atë të pajisjes me tekste mësimore dhe materiale plotësuese të gjuhës e kulturës shqiptare, falas për shkollat e gjuhës shqipe.

Falë një pune të madhe dhe të përkushtuar përgatitore, në bashkëpunim ndërinstitucional […]

40 vjet më parë u nda nga jeta Eqrem Çabej

By |August 13th, 2020|

Më 13 gusht të  vitit 1980 u nda nga jeta arsimtari, gjuhëtari dhe albanologu shqiptar, një ndër studiuesit dhe akademikët më të rëndësishëm të gjuhës shqipe, Eqrem Çabej.
Çabej lindi në Gjirokastër, ku mori mësimet e para. Kreu gjimnazin në Klagenfurt (Austri) dhe ndoqi studimet e larta për gjuhësi krahasuese indoeuropiane dhe albanologji në Universitetin e Gracit […]

Qendra e Botimeve për Diasporën, botime dygjuhëshe me “Tregime të moçme shqiptare” nga Mitrush Kuteli

By |August 12th, 2020|

Libri shumë i dashur për shqiptarët “Tregime të moçme shqiptare” nga Mitrush Kuteli, vjen më afër fëmijëve shqiptarë në Diasporë, në saje të projektit dygjuhësh të Qendrës së Botimeve për Diasporën “Botimi dygjuhësh i dhjetë tregimeve të përzgjedhura nga “Tregime të moçme shqiptare”, me autor Mitrush Kutelin”.
Qendra e Botimeve për Diasporën e ka përzgjedhur për ta ofruar […]

Miratohet Kalendari i Ri i Punës 2020-2021 i Komisionit të Përbashkët për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën

By |August 5th, 2020|

Sot, në mjediset e Qendrës së Botimeve për Diasporën, vijoi mbledhja e Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, i cili është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe mërgatë”.

Gjatë kësaj mbledhjeje u […]

QBD/ Mblidhet Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën

By |August 5th, 2020|

Sot, në mjediset e Qendrës së Botimeve për Diasporën, u zhvillua mbledhja e Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën. Ky komision është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe mërgatë”.
Në mbledhje ishin […]

Kujtojmë sot lindjen e shkrimtarit dhe studiuesit Dhimitër Shuteriqi

By |July 27th, 2020|

Kujtojmë sot lindjen e shkrimtarit dhe studiuesit Dhimitër Shuteriqi. Ai i kushtoi studime ndër vite figurës madhore të Skënderbeut. Pas vdekjes së tij janë botuar librat: “Moti i madh” dhe “Aranitët”.
Në arkivat e Dhimitër Shuteriqit është zbuluar letra e rrallë e Skënderbeut, e cila nxjerr në pah karakterin e tij. Letra në fjalë botohet e […]

Numri i dytë i revistës “Agimi”, organ i Shoqërisë “Vllaznija” të Shkodrës

By |July 27th, 2020|

Numri i dytë i revistës “Agimi”, organ i Shoqërisë “Vllaznija” të Shkodrës. Revista dilte një herë në muaj dhe drejtohej nga Dr. Kristo Floqi e Karl Gurakuqi. Numri i parë i revistës doli në maj 1919. Qëllimi i revistës “Agimi” ishte zgjimi i kombit shqiptar përmes zhvillimit të gjuhës. Revista trajton probleme të fushave historike, […]

Shkrimi i autorit Arb Elo për poezinë “Mall” të Ismail Kadaresë

By |July 27th, 2020|

Në numrin e tetëdhjetenëntë të gazetës ExLibris autori Arb Elo bën një shkrim për poezinë “Mall” të Ismail Kadaresë. “Dua të them se për mua të shkruarit për letërsinë, kritika letrare, duhet të jetë, në mos e bukur vetë, të paktën tërheqëse; shpresoj që radhët që vijojnë të jenë të tilla, përndryshe do të më […]