Mësuesit e gjuhës shqipe në Diasporë tashmë nuk do të njihen vetëm si mësuesit vullnetarë të gjuhës shqipe të komuniteteve shqiptare pjesë e të cilëve janë, por ata do të jenë pjesë e një regjistri shtetëtor, i cili garanton cilësinë e mësimdhënies në Diasporë. Nisur si propozim i Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe miratuar rreth dy vite më parë (shkurt 2019) nga Këshilli i Ministrave ky regjistër ditën e djeshme është plotësuar edhe me 24 mësues, të cilët kanë aplikuar dhe përmbushur kriteret.