Në pjesën e dytë të takimit të organizuar ditën e sotme me mësuesit në Diasporë panelistët referuan tema e tyre me fokus “Çështje të organizimit të mësimdhënies në Diasporë”.
Në fjalën e saj Luljeta Çobani, oficere e Diasporës në Itali foli për rëndësinë e bashkëpunimit për të nxitur mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë: “Gjej rastin për të falenderuar organizatorët e këtij takim. Si ofeicere koordinuese e Diasporës në këtë periudhë jam mundur që të vendos kontakte me sa më shumë mësues në Diasporë. Disapora në Itali është pjesë e një komuniteti shqiptar, me arritje në fusha të ndryshe të kulturës së artit dhe Diasporës. Me këtë frymë në kushtet e një mjedisi dinamik merrnë këtë prizëm elementi më i fortë prizëm është Në mënyrë që zinxhiri të mos ndërpritet në pak vite. Duhet të përqendrohemi tek një kanal i përcaktuar mirë në mënyrë që dhe brezat e ardhshëm ta kenë më të lehtë. Në vitin shkollor 2021-2022 shkollat shqipe në Itali do të frekuentohen nga mbi 1500 nxënës. Shkollat shqipe në Itali nuk mund të funksionojnë pa burime njerëzore, që çojnë përpara punën. Lidhja e mësuesve me punën e saj në këto vite ka bërë që të shtohet numri i nxënësve, impakti i këtij forumi është i padiskutueshëm. Certifikimi i mësuesve në Diasporë do të sillte një sërë benefitesh, përfshirë çertifikimin e mësimit”, u shpreh Çobani.
Ymer Avdiu, udhëheqës i divizionit për Arsimin plotësues në Diasporë foli rreth aktiviteteve të zhvilluara ndër vite në Diasporë me nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe: “Që prej vitit 2011, është punuar në dy segmete, ndihma që i është dhënë më mësimin e gjuhës shqipe dhe çështjet institucionale. Janë hapur shumë kënde në biblioteka me libra shqipe, pajisja e nxënësve me tekste të gjuhës shqipe. Janë organizuar shumë aktivitete turistike në trojet shqiptare. Janë botuar disa medium në gjuhën shqipe. Janë mbajtur mesatarisht 4 semirare dhe seminari rajonal, një seminar që ndikoi shumë pozitivisht. Kemi mbajtur festivalin e fëmijëve të Diasporës. Viti i fundit për shkak të pandemic ka qenë I vështirë për organizimin e aktiviteteve që realizojmë zakonisht në muajt e pranverës”, theksoi Ymer Avdiu.
Adriana Bejko, përfaqësuese e Këshillit Koordinues të Diasporës, gjatë fjalës saj theksoi se gjuha shqipe nuk njeh kufi, ndaj bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm: “Është e domosdoshme që të dy shtetet tona të bashkëpunojnë për të gjitha veprimtaritë e organizuar. Ne vërtetë kemi një vijë kufitare të shënuar për ne në 1912, por ne mund të jemi bashkë për ruajtjen e gjuhës shqipe në Diasporë. Për ne si mësues nuk ka asnjë kufi. Ndaj ka ardhur koha që të dy shtetet të bashkërendojnë forcat dhe të organizojnë të gjithë aktivitetet së bashku. Dua të përmend kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë njerëz patriot, të cilët kanë bërë shumë përpjekje për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe. Kurrikula e formuluar nga të dy shtetet duhet të konsiderohet si boshti ligjor rreth të cilit duhet të orientohen të gjithë institucionet. Për ne në Diasporë gjuha shqipe është një. QBD në një kohë shumë të shkurtër 2 vjeçare ka bërë një punë të jashtëzakonshme”, theksoi Bejko.
Anila Kadija, mësuese në Britani referoi temën: “Si të punojmë me fantazinë e fëmijëve, duke bashkëpunuar me prindërit dhe profesionistët vendas, në arritjen e mësimit të gjuhës, “Ndihma nga QBD ka qenë e madhe, duke qenë edhe një vit i vështirë. Lidhja e ngushtë me prindërit dhe ndihmesa nga shteti anglez na ka ndihmuar të ecim përpara edhe me mësimin online. Platformat online na ndihmuan që procesi i mësimdhënies të vijoi normalisht. Mësimdhënia duhet të jetë kreative jo vetëm në klasë, por edhe online. Mësuesit tanë në Britani na ndihmuan që gjatë kësaj periudhe të kemi mundësi të ndryshme të zhvillimit të mësimit online.”
Teuta Tabaku foli mbi kultivimin, organizimi i mësimit të gjuhës shqipe për brezat e ndryshme në Diasporë, “Prej tre dekadash unë jetoj në Turqi dhe gjatë kësaj kohe jam munduar të punoj gjithmonë për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Gjithçka nisi nga dashira e familjes sonë në vitin 1993. Edhe pse në atë kohë ishte e vështirë, edhe informacionet me vendin tonë ishin të vështira, por gjithsesi ne mundoheshim të informoheshim. Kjo dëshirë më ka ndihmuar që të punoj për mësimdhënien e gjuhës shqipe. Vlerësimi I punës sime nga autoritetet locale solli hapjen e klasave të gjuhës shqipe në shkollën publike në Bursa Turqi. Një nga hapat më të rëndësishëm ishte krijimi i punës me arsimtarë speciliastë. Së bashku krijuam shumë seminare me tema të ndryshme. Kohët e fundit interesi për mësimin e gjuhës shqipe është rritur shumë, një rritje që ka vijuar edhe gjatë vitit pandemik. Me përkushtim dhe punë të vazhdueshme vazhdojnë përpjekjet për hapjen e një objekti për mësimin e gjuhës shqipe në nivele të ndryshme.
“Nxënësi, prindi, shoqëria dhe shteti” ishte tema që referoi mësues Mustafë Krasniqi në Gjermani, “Duhet të ndalem tek një dukuri shqetësuese që prek gjuhën shqipe në Diasporë. Gjuha shqipe po neglizhohet nga brezi i rid he për këtë përgjegjësia më e madhe bie mbi prindin. Dëshira për tú integruar në një vend tjetër nuk mund të justifikojë mos mësimin e gjuhës amtare. Nuk mund të themi se gjuha amtare nuk i duhet fëmijëve. Shteti duhet të ketë një përgjegjësi të lartë për të nxitur mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë.
Mësuesi në Itali Dritan Mashi, theksoi nevojën për më shumë bashkëpunim mes institucioneve: “Vështirësitë janë më të mëdha në vendet ku instucionet e vendit përkatës nuk e përkrahin mësimdhënien e gjuhës amtare. Faktori organizativ janë shoqatat dhe mësuesit që bëjnë një sakrificë të madhe për këtë mision, por sërish nuk është I mjaftueshëm. Problematika që duhet të theksohet është se po bie numri I nxënësve. Në Itali jetojnë shumë shqiptarë dhe numri I nxënësve është rreth 2500 nxënës. Tani kemi shtetin, kemi libra dhe kemi mësues profesionistë, por nuk kemi shumë nxënës. Kjo ndodh sepse duhet të bashkëpunojmë më shumë me njëri-tjetrin. Duhet të ndajmë eksperienca me njëri-tjetrin. Mësuesi është titull dhe duhet respektuar për atë që është dhe duhet të përqendrohemi tek serioziteti dhe profesionalizmi, tek mësimi i gjuhës me të gjitha rregullat e drejtshkrimit. Kushtet janë që mësimi i gjuhës shqipe të rris standartet e zhvillimit”.
Qemal Zyla, drejtues i shkollës “Alba Life”, Neë York theksoi se numri i nxënësve ka ardhur në rritje: “Vështirësitë për regjistrimin e nxënësve kanë qenë të vështira, por me përkushtim jemi munduar të hapim sa më shumë degë na lagje të ndryshme në Neë York. Gjatë kohës së pandemisë kemi realizuar mësimin online edhe me nxënës që jetojnë larg nga Neë York. Në shkollën shqipe “Alba Life” numri i nxënësve është rritur gjatë kohës së pandemisë dhe për ne ky është një tregues që flet shumë. Shkolla jonë e ka përqendruar vëmendjen në rritjen e cilësisë së mësimdhënies.”