Drejtoresha e QBD-së takim me drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Ylber Sela

Drejtoresha e QBD-së takim me drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Ylber Sela

Drejtoresha e QBD-së, znj. Mimoza Hysa priti sot në një takim pune drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Ylber Sela.
Z. Sela prezantoi punën e Agjencisë që drejton dhe paraqiti projektet në zhvillim për mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe sin ë Maqedoni ashtu dhe në diasporë, duke ftuar njëkohësisht Qendrën e Botimeve për Diasporën për bashkëpunim dhe koordinim të projekteve të përbashkëta.
Znj. Hysa i paraqiti gjithashtu punën e QBD-së dhe sidomos të programit të botimeve dygjuhëshe, duke u ndalur në botimin e fundit të “Tregimeve të moçme shqiptare” të Kutelit.
Z. Sala propozoi hartimin e një marrëveshje të përbashkët për të mudësuar bashkëpunimin për përkthimin dhe botimin e librave dygjuhësorë edhe në gjuhën maqedonase.