Ervin Hatibi

Ervin Hatibi

Ervin Hatibi është poet, piktor, eseist dhe një personalitet artistik i mirënjohur i kulturës shqiptare. Librin e tij të parë e publikoi në moshën 15-vjecare.

Lindi në Tiranë në vitin 1974, ku studioi gjuhë dhe letërsi. Më pas, ai shkoi në Jordani për të studiuar gjuhën dhe teologjinë islame.

Poezitë e tij janë përkthyer në italishte, maqedonishte, anglishte dhe spanjishte dhe kanë qenë pjesë e disa antologjive të letërsisë evropiane. Nëpërmjet pikturave të tij, Hatibi ka marrë pjesë në disa ekspozita në Shqipëri dhe jashtë saj.

Vepra:

“Përditë Shoh Qiellin”, Naim Frashëri, Tiranë, 1989
“Gjashta maç”, Marlin Barleti, Tiranë, 1995

“Pasqyra e Lëndës”, Ora, Tiranë, 2004
“Republick of Albanania”, Ora, Tiranë, 2005
“Një gjarpër i viteve gjashtëdhjetë dhe të tjera tregime zoologjike”, vizion M, Shkup, 2018