Nga e majta në të djathtë: Prof. Giuseppe Gradilone, albanolog i përkushtuar, studiues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë arbëreshe e shqiptare bashkëkohore; z. Asim Jakova, themelues dhe drejtor i gazetës “Illyria”; znj. Erika Camaj, bashkëshorte e Martin Camaj; Dr. Martin Camaj, një ndër figurat më të njohura e të vlerësuara të letrave shqipe, poet, prozator, studiues, filolog dhe gjuhëtar i formimit akademik; Dushko Vetmo (Frangjisk (Francesco) Solano) shkrimtar arbëresh, themelues dhe titullar i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe dhe i Dialektologjisë arbëreshe në Universitetin e Kalabrisë; Papas Tamburi (Don Pierino Tamburi), prift arbëresh dhe Prof. Ernest Koliqi, personalitet i letrave shqipe, intelektual i shquar, shkrimtar e studiues.

Burimi