Dom Ndre Mjeda, Atë Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi tre emra të shquar të historisë shqiptare në një fotografi të përbashkët.
Fotografia është realizuar nga mjeshtri i fotografisë Kel Marubi, në vjeshtë të vitit 1921, kohë në të cilën parlamenti i parë shqiptar kishte disa muaj që kishte filluar të funksiononte. Tre intelektualë, veprimtarë e pena të shquara të kohës dhe historisë sonë kombëtare ishin ndër deputetët e parë të Shqipërisë.