Georg Von Jahhanes Hahn (1811-1869) ishte albanologu më i njohur i kohës, diplomat austriak, filolog e specialist i historisë shqiptare. Ishte konsull i Austrisë në Janinë. Është i njohur për veprën e tij në disa vëllime “Studime shqiptare”, si dhe veprat studimore “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit”, “Udhëtim prej Beogradit në Selanik etj. Hahni la pas vetes teza të fuqishme mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe në Evropë dhe deri te albanologët e sotëm. Ai ishte albanologu i parë që vërejti dhe konfirmoi shkencërisht se motivet shqiptare në këngë, etnologji, kulturë, art, leksik ishin më të vjetra se të të gjithë popujve të Ballkanit.