Shtëpia botuese “Literatus” e Selanikut të Greqisë sapo botoi një Antologji të Tregimit Ballkanik, në të cilën përfshihen 68 autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Turqia, Sllovenia, Rumania, Mali i Zi dhe Serbia.
Autor i saj është Stavros G. Dajos dhe për përkthimin e tregimeve u angazhuan 34 përkthyes.
Shkrimtarët shqiptarë e përfshirë në këtë antologji janë Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Migjeni, Ismail Kadare, Betim Muço, Ardian Vebiu, Virion Graçi, Eqrem Basha, Mehmet Kraja, Gëzim Aliu, Adil Olluri, Albin Mehmeti, Kim Mehmeti, Shazim Mehmeti dhe Shkëlzen Halimi.