Greqi/ Vijon dorëzimi i teksteve për mësimdhënien në Diasporë dërguar nga QBD-ja

Greqi/ Vijon dorëzimi i teksteve për mësimdhënien në Diasporë dërguar nga QBD-ja

Vijon dorëzimi i librave për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporën shqiptare në Greqi, dërguar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nën kujdesin  Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Oficerja Koordinuese për Diasporën në Athinë, znj. Joneda Dodaj, mirëpriti në ambientet e ambasadës shqiptare në Athinë, mësuesen e nderuar të kursit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe pranë Shtëpisë shqiptare “Porta” në Athinë dhe njëkohësisht Nënkryetaren e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, znj. Alma Zekollari, si dhe kryetaren e shoqatës “Emigranti”, Patra dhe paralelisht, aktiviste shoqërore dhe mësuese, znj. Kristiana Veliu, të cilës iu dorëzuan librat për Shkollën e Gjuhës Shqipe “Naim Frashëri”.

Shfleto.