Vijon dorëzimi i librave për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporën shqiptare në Greqi, dërguar falas nga QBD-ja, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën, dhe të mbërritur përmes MEPJ-së e Postës Shqiptare, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë atje.
Mësueset dhe aktivistet e përkushtuara të kurseve të gjuhës shqipe znj. Afrodhiti Triha në qytetin e Patrës, dhe znj. Elona Kataro e znj. Mirela Hoxha në Athinë, tërhoqën librat për nxënësit e tyre.
Ndërkohë, edhe mësuesi Pjerin Lleshi në Athinë, anëtar i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, gjithashtu ka lajmëruar marrjen e teksteve shkollore për klasën e tretë të gjuhës shqipe atje.
2623 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, janë dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën për mësuesit e shkollave shqipe atje, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.
Tekste të ndryshme shkollore, tekste cilësore që kanë shenjuar letërsinë shqipe, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike, akses online të botimeve tona dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme” janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.