Griselda Doka lindi në Berat dhe është autore e disa vëllimeve poetike. Më 2016 publikoi vëllimin e saj të parë poetik (dygjuhësh) “Solo brevi domande esiliate” (Vetëm disa pyetje të mërguara) me të cilin fitoi çmimin e kritikës “Poetry Awards” në Napoli. Me vëllimin “Dimentica chi sono” (Harro kush jam) fitoi konkursin “Fara Exclesior” dhe mori çmimin për paqe “Leopold Senghor” në Milano. Poezitë e saj janë botuar në antologji dhe revista të ndryshme letrare.