Ekzistencën e Ilirëve në rajonin e madh gjeografik të Hindokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), një vend mes Afganistanit, Pakistanit, Kinës e Taxhikistanit, fillimisht e ka zbuluar skenaristi amerikan Xhejms Hilton, i cili xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons).
Pas tij shumë studiues të tjerë gjithashtu e kanë shtjelluar këtë fakt.
Historia tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë. Për shkak të largësisë ata nuk mund të ktheheshin në atdhe, u vendosën në atë rajon dhe u martuan me gra vendase. Gjuha e tyre quhet burrashka, gjuha e burrave, ndërsa gratë flisnin gjuhën tjetër. Tani kjo gjuhë përsëri quhet burrashka, por është e përzier dhe nuk shkruhet.
Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve, ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pijnë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajoni ku jetojnë. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël). Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Mali përballë quhet Torabora (Tu ra borë). Festa më e madhe është Viti i Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) quhet Naurosh (Na uro) dhe bie më 21 mars. Hundëzakët janë të ndryshëm nga pakistanezët me lëkurë të errët apo afganët, taxhikistanët e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq.
Lart në male është një fis i madh që quhet Kalash dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë është e madhe. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhije (edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare).
Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat.

Mëso më shumë