“Hylli i Dritës”, një revistë letrare e atdhetare që i qëndroi kohës

“Hylli i Dritës”, një revistë letrare e atdhetare që i qëndroi kohës

“Hylli i Dritës” ka qenë e para revistë letrare, artistike, kulturore e studimore e botuar në Shqipëri, me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor, ku botuan një plejadë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistësh të kohës.

Revista u krijua më 1913, nga Át Gjergj Fishta bashkë me françeskanët. Botimi i saj u ndalua disa herë për arsye të ndryshme, por vlerat që përçoi bënë që ajo t’i qëndronte kohës.

 “Hylli i Dritës” ishte i ndarë në disa nënkategori ku dy më kryesoret ishin Fe dhe Atdhe. Aty botoheshin studime historike, gjuhësore e letrare. Rëndësi shumë të madhe patën botimet folklorike ku përfshihen “Kanuni i Lekë Dukagjinit” mbledhur prej Át Shtjefën Gjeçovit dhe “Prralla Kombtare” mbledhur nga Át Donat Kurti.

Sidomos gjatë viteve 1921-1924 në të u trajtuan aspekte kulturore, politike, arsimore e kombëtare.

Gjatë viteve 1930-1944 “Hylli i Dritës” u vlerësua me çmime kombëtare e ndërkombëtare, ndërkohë që në faqet e saj filluan të publikojnë dhe autorë të huaj, si: Norbert Jokl, Georg Stadtmüller etj. Në trë kanë botuar autorë të njohur të letrave shqipe, si: Vinçens Prenushi, Anton Harapi, Justin Rrota, Lazër Shantoja, Ndre Mjeda, Shtjefën Gjeçovi, Eqerem Çabej etj.

Në vitin 1993 me këmbënguljen e Át Zef Pllumit botimi i “Hyllit të Dritës” rinisi sërish, por u pezullua më 1997.

Më 2006, revista nis sërish botimin e saj nën kujdesin e prof. Ardian Ndrecës.