Instituti Shqiptar i Nju-Jorkut, takim letrar me autorin Xhevdet Bajraj

Instituti Shqiptar i Nju-Jorkut, takim letrar me autorin Xhevdet Bajraj

Instituti Shqiptar i Nju-Jorkut fton dashamirësit e letërsisë në një takim letrar online me poetin shqiptar Xhevdet Bajraj dhe përkthyesit e tij, Ani Gjika dhe Alice Whitmore.

“From the refugee’s suitcase” (Nga valixhia e refugjatit), një lexim shumëgjuhësh: shqip, spanjisht dhe anglisht me autorin Bajraj, do të paraqesë përmbledhja e tij të fundit me poezi “Emergency Exit”. Në takim gjithashtu do të diskutohet mbi veprën dhe artin e përkthimit.

Takimi do të mbahet më 18 qershor, organizuar e moderuar nga përkthyesja e talentuar dhe e vlerësuar nga kritika, Ani Gjika.

Mëso më shumë