Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Është nderuar me mbi 50 çmime në konkurse të ndryshme letrare, ndërmjet të cilave shumë çmime të para, të dyta e të treta në Itali, Zvicër, Shqipëri dhe SHBA.
Ka shkruar rreth 150 tekste këngësh për të rritur e fëmijë dhe njihet si autore e këngëve të suksesshme në festivale të muzikës së lehtë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Ka shkruar tekste këngësh në gjuhën angleze dhe italiane të hedhura në tregun ndërkombëtar të muzikës nga shtëpi diskografike italiane.
Irma Kurti ka botuar njëzet libra në gjuhën shqipe, dymbëdhjetë në italisht dhe katër në anglisht. Librat e saj janë përkthyer edhe në gjuhën spanjolle, franceze, gjermane e rumune.
Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Në vitin 2018 i jepet titulli “Accademico Ononario” nga Akademia Universum në Zvicër.
Në vitin 2020, për kontributin në fushën e poezisë, nderohet me titullin: “Akademike dhe Presidente Nderi” e Enciklopedisë Poetike, Wikipoesia.
Irma Kurti jeton prej vitit 2006 në Bergamo të Italisë.

Vepra në shqip:

“Këtë natë me ty”, poezi 1999;
“Shihemi në një tjetër botë”, poezi 2002;
“Qirinjtë janë fikur”, poezi 2003;
“Bëj sikur fle”, poezi 2005;
“Puthja e fundit”, poezi 2007;
“Midis dy brigjeve”, roman autobiografik 2010;
“Një vjeshtë pa kthim”, tregime 2013;
“Nën bluzën time”, poezi 2013;
“Copëza shënimesh nëpër rrugët e shkreta”, publicistikë 2013;
“Njeriu që fliste me pemët”, roman 2015;
“Nuk është ky deti”, poezi 2016;
“Lajmet vijnë edhe këtu”, tregime 2016;
“Krahët rreh një flutur”, poezi për fëmijë, 2016;
“Në pragun e një dhimbjeje”, poezi, 2016;
“Pa atdhe”, poezi, 2017;
“Në borxh me dashurinë”, poezi, 2018;
“Mesazhe nga lart”, poezi, 2018;
“Kohë për t’u dashur”, poezi, 2019;
“Dallgët thërresin emrin tënd”, roman, 2020;
“Zëri yt tretet në erë”, poezi, 2020.

Vepra në italisht:

Tra le due rive”, roman autobiografik, 2011;
“Risvegliare un amore spento”, poezi, 2011;
“Un autunno senza ritorno”, tregime, 2012;
“Sotto la mia maglia”, poezi, 2013;
“Le notizie arrivano anche qui”, tregime, 2014;

“Non è questo il mare”, poezi, 2014;
“Sulla soglia di un dolore”, poezi, 2016;
“Senza patria”, poezi, 2016;
“In assenza di parole”, roman, 2017;
“Le pantofole della solitudine”, poezi, 2018;
“Il sole ha emigrato”, poezi, 2019;
“In una stanza con i ricordi”, poezi, 2019.
Vepra në anglisht:

“I knew the gray sky”, poezi, 2014;
“Under my blouse”, poezi, 2015;
“A cottage in the forest”, poezi për fëmijë, 2016;
“Without a homeland”, poezi, 2019.