Një shembull i mirë bashkëpunimi ndërinstitucional, midis Qendrës së Botimeve për Diasporën, Divizionit të Arsimit të Kosovës dhe konsullatave të të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Kosovës, për pajisjen me tekste shkollore dhe plotësuese për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në shkollat shqipe në Diasporë.

174 tekste shkollore dhe të mësimit plotësues, dërguar falas nga QBD-ja dhe të paracaktuar për mësimdhënien në shkollat e gjuhës shqipe në Parma të Italisë, tashmë kanë  mbërritur  te mësuesit në Parma të Italisë.

Nesër më datë 26 shtator 2020 rinis për të 12-in vit radhazi viti i ri shkollor në Parma. Drejtori i shkollës së gjuhës e kulturës shqiptare “Scanderbeg-Parma” z. Durim Lika, i shoqëruar nga aktivisti z. Bujar Tabaku, tërhoqën librat të ardhur enkas për këtë qëllim nga Qendra e Botimeve për Diasporën nga Tirana dhe pjesa tjetër e ardhur nga Ministria e Arsimit të Kosovës.

Përfaqësueset tanë u pritën nga konsullja e Republikës së Shqipërisë në Milano, znj. Anila Pojani dhe nga zëvendëskonsullja e Republikës së Kosovës, znj. Gjylymsere Kundja.