Qendra e Botimeve për Diasporën e drejtuar nga znj. Mimoza Hysa organizoi mbledhjen e radhës me Këshillin Koordinues të Botimeve për Diasporën, ku ishin të pranishëm: anëtarët e Këshillit: prof. Floresha Dado, përfaqësuese e Akademisë së Shkencave; znj. Mira Hoxha, përfaqësuese e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme; znj. Anila Ferizaj, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe znj. Ada Ilia, Drejtore e Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Diasporën.
Në mbledhje u diskutua mbi ecurinë e projekteve të Qendrës së Botimeve për Diasporën, si hartimi i platformës digjitale të mësimdhënies, shpërndarja e teksteve shkollore për diasporën, funksionimi i Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, ngritja dhe funksionimi i Këshillit të Mësimit Shqip për Diasporën etj.