Këshilli Koordinues

Pranë QBD-së funksionon Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën, si organ këshillimor dhe vendimmarrës për çështjet e botimeve për diasporën.

Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën është organ kolegjial, i përbërë nga pesë anëtarë, i cili ka përfaqësues nga:

– Ministria përgjegjëse për punët e jashtme;

– Ministria përgjegjëse për arsimin;

– Ministria përgjegjëse për diasporën;

– Akademia e Shkencave e Shqipërisë;

– Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën ka këto kompetenca:

  • Mbledh dhe shqyrton kërkesat vjetore për botime për diasporën si dhe shqyrton kërkesat e herëpashershme, të cilat mund të mos jenë parashikuar në kërkesat vjetore;
  • Miraton programet e botimeve të QBD-së, në përputhje me dokumentet strategjike për marrëdhëniet me diasporën;
  • Planifikon shpërndarjen e teksteve të botuara nga Qendra;
  • Merr vendime për çështje të tjera, në përputhje me detyrimet e legjislacionit në fuqi;
  • I propozon ministrit përgjegjës për diasporën botimin e teksteve të tjera;
  • I propozon ministrit përgjegjës për diasporën çmimet e shitjes së teksteve, të cilat vendosen duke respektuar dispozitat e ligjit nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe kategoritë që përfitojnë falas kopje të teksteve të botuara nga QBD-ja, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ky Këshill ka edhe kompetenca të tjera, në përputhje me ligjin, të ngarkuara nga ministri përgjegjës për diasporën ose nga drejtori i Qendrës.

Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën është i përbërë nga: