Kroaci, mbërrijnë tekstet falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Kroaci, mbërrijnë tekstet falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Kroaci, 370 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën arritën tashmë te mësuesit e shkollave shqipe atje, pikërisht në kohën e duhur për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.
Librat, të dërguar nga QBD-ja, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën mbërritën përmes MEPJ-së e Postës Shqiptare, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë.
Përveç teksteve shkollore dhe një larmie titujsh plotësues për nxënësit e komunitetit shqiptar në SHBA, përfshihet edhe risia “Botimet Dygjuhëshe”, projekt i QBD-së, e cila ofron Fjalorin dygjuhësh Shqip-Anglisht dhe serinë me përralla dygjuhëshe “Klasikët-Dygjuhësh”. Tekste, të cilat do ta bëjnë mësimin e gjuhës edhe më të lehtë e argëtues.
Shpërndarja e teksteve tashmë ka filluar. Ambasadori, z. Riza Poda priti në takime të veçanta Kryetarin e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare për Prefekturën e Zagrebit, z. Memetali Zenuni dhe Kryetarin e Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, z. Esad Çollaku, të cilëve u dorëzoi tekste të gjuhës shqipe, për fëmijët e diasporës shqiptare në Kroaci.
Tekste të ndryshme shkollore, tekste cilësore që kanë shenjuar letërsinë shqipe, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike, akses online të botimeve tona dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme” janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporën e SHBA-së.
Të gjithë librat e dërguar nga QBD-ja janë falas për fëmijët që ndjekin shkollat e gjuhës shqipe.

Shfleto.