Kujtojmë sot lindjen e shkrimtarit dhe studiuesit Dhimitër Shuteriqi. Ai i kushtoi studime ndër vite figurës madhore të Skënderbeut. Pas vdekjes së tij janë botuar librat: “Moti i madh” dhe “Aranitët”.
Në arkivat e Dhimitër Shuteriqit është zbuluar letra e rrallë e Skënderbeut, e cila nxjerr në pah karakterin e tij. Letra në fjalë botohet e plotë, shoqëruar me një tekst të shkruar nga vetë Shuteriqi. Bëhet fjalë për një letërpërgjigje të Skënderbeut, dërguar më 1460 Princit të Tarantos, Johan Anton De Ursini. Nga sa kuptohet nga letra, ky i fundit i kërkonte Skënderbeut të hiqte dorë nga mbrojtja e aleatit të ti, tashmë të dobësuar, Mbretit të Napolit, Ferrantit. Përmes letrës zbulojmë se çfarë vlerësimesh jepte për Ferranten dhe pse i kishte dalë në mbrojtje atij?

Mëso më shumë