1

Poeti, studiuesi  dhe pedagogu, Lisandri Kola ka punuar në një projekt individual në Amerikë mbi Diasporën Shqiptare, një punë frytdhënëse, e cila ka sjellë emërimin e tij në Universitetin e Miçiganit, në SHBA. Ai u përcjell një mesazh të vlefshëm studentëve të tij:

MIQVE TË MI, STUDENTËVE

Të dashtun miq,

Mbas 10 viteve pune si student, doktorant e mësimdhanës në Universitetin e Tiranës, prej këtij viti akademik nuk do të jem pjesë e tij. Tash gati nji vit ndodhem me nji projekt individual në Amerikë mbi Diasporën Shqiptare, ku fryti i kësaj pune ka sjellë emnimin tim në Universitetin e Miçiganit, Ann Arbor. Në Departamentin e Gjuhëve dhe Letërsive Sllave (ku 47 vjet ma parë niste karrierën akademike poeti Iosif Brodskij), themelohet për herë të parë në Amerikë landa ‘Albanian Literature of Exile’. Ky Universitet—rankue i 21 në botë për 2019 dhe i 2 Universitet Publik ma i mirë në USA—pati mirësinë dhe interesin me e pranue Letërsinë Shqipe si pjesë të programit universitar. Shpresoj që ky fillim me i shërbye Shqipnisë e shkencës letrare shqipe, ku unë përvûjtnisht kam dhanë ndihmesën time.
Puna me ju miq ka qenë kënaqësi e privilegj njikohësisht. Dëshiroj të keni nxanë sadopak dije prej meje, në rrugën e pafundme të saj. Gjatë këtyne viteve kam mësue prej jush se potenciali i brezit tuej asht i madh… E unë besoj te ju…
Natyrisht investimi i drejtë, i ndershëm e me përkushtim asht pemë që i lidhë kokrrat vonë. Kjo nuk duhet me ju pengue në rrugën tuej, të cilën do prej jush sapo e keni nisë nëpër universitetet ma të mira europiane e do tjerë po e kryejnë (a e kanë krye) me sukses në vendlindje. Due me zemër që me qenë skuadër pune, pavarësisht vendndodhjes së secilit, që me i kontribue së bashku modestisht kombit sepse NA JEMI TË NJENI TJETRIT.

I jueji,
Lisandri.

Mëso më tepër.